Politike

Kuvendi hap sesionin të hënën, seanca plenare në fund të janarit

Kuvendi do të zhvillojë seancën e parë plenare për këtë sesion të ri parlamentar në fund të muajit janar.

Konferenca e  Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 18 janar - 26 shkurt dhe kalendarin trejavor të punimeve  për periudhën 18 janar - 5 shkurt 2021.

Në mbledhje u vendos zhvillimi i seancave plenare në datat 28 janar dhe 4 shkurt 2021.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, njoftoi se hapja e sesionit të ri do të bëhet ditën e hënë, në orën 17:00.

Gjatë këtij sesioni mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online dhe seancat plenare do të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua me anë të platformës së komunikimit elektronik “Cisco Webex”.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë