Politike

Video/ Kuvendi e shkarkon, Meta ia merr valles në Presidencë

Presidenti Ilir Meta, pritet të jetë zyrtari më i lartë i shtetit i shkarkuar me një komision hetimor nga Kuvendi, nëse nisemi nga numri i votave, që mori ngritja e tij.

Të mërkurën deputetët kanë vetëm një rend dite;  shqyrtimi dhe diskutimi i raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e tij.

Presidenti Ilir Meta, më herët, e ka konsideruar “nul” funksionin e këtij komisioni.

Ai nuk u paraqit asnjëherë para tij, herë duke u justifikuar me axhendën e zënë e herë duke mos e njohur atë.

Kreu i komisionit hetimor, Alket Hyseni pritet të mbajë një fjalë të gjatë në Kuvend, ndërsa më pas priten edhe diskutime.

Në anën tjetër, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kaloi momente festive teksa priti Ansamblin Folklorik te Dibrës “Hazis Ndreu” ku u zhvillua një aktivitet kulturor.

“Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti”, njoftoi me heret Presidenca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë