Politike

Kuvend/ Berisha ulet në vendin e PS: Socialistë, ejani me mua. Qeveria mendon si të vjedhë

Jo më kot, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ul për herë të parë në karrigen e një deputeti të PS-së në Kuvend, para se të merrte fjalën.   

“Për herë të parë unë prita ulur në një karrige të deputetëve socialistë. E bërë këtë me qëllimin më të sinqertë, për t’ju thënë socialistëve shqiptarë se sot avoketër të vetëm të tyre në këtë parlament janë demokratët dhe do të vazhdojnë deri në fund, të jemi zëdhënës të interesave qytetare, të shqiptarëve pa dallim bindjesh politike.

Berisha i ulur në rreshtin e dytë të grupit parlamentar të PS

Në këtë mënyrë, se si është katandisur ky parlament, sot më shumë se kurrë, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim në këtë aulë. Unë, dëgjova këtu diskutime, por sot të dashur qytetarë, koha është për veprime. Këta janë, nga mëngjesi deri në darkë, të angazhuar në dy aktivitete kryesore, në mashtrimin tuaj, në vjedhjen tuaj. Vjedhjen tuaj, mashtrimin tuaj.

Por koha ka ardhur, që ne kësaj qeverie t’i tregojmë vendin. Koha ka ardhur dhe jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shqipërisë, me guxim dhe kurajo, të mbrojnë interesat e tyre, të mbrohen nga nënçmimi, përçmimi që ju bën ky regjim dhe kjo qeveri...”, tha Berisha. Duke iu drejtuar sindikatave, mësuesve, mjekëve, biznesit të vogël, Berisha u beri thirrje të dalin në protesta, por të bëjnë edhe greva sepse koha, sipas tij, nuk pret.

“U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës: në grevë dhe vetëm në grevë. Koha po thërret. Ora po vjen. Ne duhet të jemi në lartësi dhe jo të shohim dhe të vajtojmë”, thirri Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë