Politike

Kompleksi “Partizani”, Berisha: I gatshëm të shkoj në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha është lakuar se fundmi në listën e personave që do të merren në pyetje nga SPAK për hetimin në lidhje me padinë e bërë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha tha për median jashtë seancës plenare se do të paraqitet në SPAK sa herë ta thërrasin.

“Do paraqitem në SPAK sa herë të më thërrasin. Edi Rama përpiqet të mbulojë aferat e tij me çështje të tilla”, është shprehur Berisha.

Berisha raportohet se do të thirret në SPAK për të dëshmuar javën e ardhshme bashkë me ish-ministrin Arben Imami.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë