Keshilla

Kushtojini vëmendje tavolinës së punës, mund te jetë burim mikrobesh

Një ndër gjërat kryesore që duhet të bëjmë për një punë sa më produktive është, ti kushtojmë vëmendje tavolinës ku punojmë.

Një tryezë e çrregullt nënkupton një mendje të shpërqendruar, prandaj hiqni nga tryeza juaj të gjitha materialet që nuk ju duhen dhe do ta shikoni që edhe ju vetë do të ndiheni më mirë.

Një studim i fundit thotë se tavolina e punës mund të jetë edhe burim mikrobesh, prandaj është shumë e rëndësishme ti kushtojmë vëmendje pjesës së  pastërtisë.

Studiuesit në Universitetin e Arizonës kanë thënë se vendi ku bakteret grumbullohen më shumë janë kompjuterët, tavolinat, karriget si dhe ekranet e telefonave. Zyra  është vendi ku ju futeni që në orët e para të mëngjesit dhe dilni në orët e vona të pasdites, ndaj duhet të jetë një prej vendeve më të dashura dhe më të rehatshme dhe sa më të pastra.

Natyrisht në ambientet e mbyllura varietetet e viruseve, baktereve etj janë më të ulëta se sa në ambientet e jashtme.

Ndërsa, ngjashmëria e baktereve nëpër zyrat e vendeve të ndryshme është mjaft e madhe. Ju këshillojmë që të keni kujdes me pastërtinë e tavolinës tuaj të punës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë