Politike

Kushtetuesja pranon kërkesën e Bardhit, ligji për komisionet hetimore pezullohet deri sa të merret vendim  

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e depozituar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi për shqyrtimin e ligjit për komisionet hetimore.

Zhvillimi i seancës publike do të bëhet më 27 maj.

Pas marrjes në shqyrtim të kërkesës së Bardhit, ligji i miratuar në Kuvend për komisionet hetimore do të pezullohet.

Në kërkesën e firmosur nga Kryetari i Grupit, Gazment Bardhi, thuhet se ligji mbart interes të veçantë publik, pasi lidhet me kontrollin e kuvendit ndaj ekzekutivit.

Më herët, Bardhi i kishte dërguar edhe një letër Kushtetueses me argumentin se duhet ta shqyrtonin kërkesën sa më shpejt sa kohë që në Kuvend po ngriheshin dy komisione hetimore

“...Shqyrtimi me përparësi i kësaj çështjeje duhet të marrë në konsideratë edhe faktin se kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimore, e cila ndodhet e depozituar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë (shih paragrafin 39 të kërkesës), ashtu si edhe kërkesat e tjera në të ardhmen mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta nga aplikimi i Ligjit nr. 106/2023. Po ashtu, Gjykata duhet të konsiderojë faktin se legjislatura parlamentare aktuale është në vitin e saj të fundit dhe zgjatja në kohë e shqyrtimit të kësaj kërkesë dëmton drejtpërdrejtë hetimin parlamentar,” thuhej në shkresë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë