Ka ndodhur

Kushi: Dritaret s’duhen gjithë kohës hapur, mjafton ajrosja e klasave

Ministrija e Arsimit Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar se duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta dhe nga shqetësimet e prindërve, shkollat duhet të sigurojnë ngrohje por njëkohësisht të vendosin në zbatim udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ajrosjen e ambienteve.
"Dritaret duhet të mbahen të hapura ose të paktën 5-6 herë gjatë kohës së mësimit". Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve," thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë