Trend

Kush tha që meshkujt s’mund të mbajnë çanta?

Së fundmi, të gjithë i kanë sytë nga pasarelat dhe ata që mund t’i shohin nga afër po bëjnë të pamundurën që të vishen sa më mirë gjatë javës së modës. Veshja me të cilën do kalosh në rrugët e New York-ut do një përkushtim të madh. Aktori Ansel Elgort dukej se po e shijonte këtë sfidë kur u shfaq në rrugët e Manhattan-it duke mbajtur një çantë meshkujsh.

Çanta e madhe me lëkurë të zezë të cilën Ansel e mbante në mes të krahut dukej më shumë si një çantë sportive elegante dhe ishte më e bukur se çantat e shpinës që shumë meshkuj akoma preferojnë. Elgort e kombinoi çantën e tij me një kostum ngjyrë bezhë të errët dhe një bluze të verdhë me jakë poshtë tij – një kombinim perfekt – duke e përfunduar veshjen e tij me këpucë të lëmuara ngjyrë kafe dhe syze dielli të mbushura me kristale.

Aktori Ansel Elgort në rrugët e Manhattan

Ansel nuk është i vetmi mashkull që është parë me një çantë së fundmi, reperi Lil Uzi Vert gjithashtu ka përdorur një cantë të firmës Chanel, dhe Harry Styles dihet se mund të ketë një apo dy çanta Gucci.

Çantat e meshkujve kanë qënë gjithashtu një trend pasarelash për koleksionin e pranverës 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë