Lajme

Kush po udhëton nga Ministria e Infrastrukturës për në Zanzibar?

“Objekti i tenderit: Shërbimi i blerjes së biletave të transportit ajror ndërkombëtar me itinerar Tiranë- Zanzibar/Tanzani- Tiranë”, për 1 person”. Ky është një prej tenderave të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik më 2 gusht.

Dokumentacionin shoqërues, specifikimet kërkojnë që bileta të jetë në ekonomi klas, në çmim të jetë përfshirë edhe bagazhi, nisja të bëhet nga Tirana më datë 5 gusht 2019 me orën e caktuar 09:20 minuta.

Zanzibari, ose Tanzania, shquhet për plazhet e kristalta dhe resortet turistike që tërheqin vizitorë përgjatë gjithë vitit. Gazeta Si, 4 gusht 2019

Po ashtu, përcaktohet edhe mbërritja në Stamboll në orën 12:00 dhe nisja në orën 19:45 minuta nga Stambolli në drejtim të Zanzibarit. Bileta do të jetë vajtje-ardhje. Kthimi përcaktohet më datë 10 gusht rreth orës 20:00 në Tiranë, ndërsa për operatorin ekonomik kërkohet certifikim ndërkombëtar për transportin ajror.

Tenderi nuk ka asnjë anomali, përveç destinacionit të çuditshëm, që ngre pyetjen se çfarë kërkon një person i vetëm nga Ministria e Infrastrukturës në Zanzibar?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë