Gazeta Si – Megi Doçi, lojtarja e Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare ka realizuar një supergol në ndeshjen e fundit të kampionatit. Një veprim shumë i bukur teknik: roveshiatë precize në hyrje të zonës dhe topi në rrjetë.

Vetë futbollistja ka postuar videon e këtij eurogoli në faqen e saj të Facebook-ut, duke e shoqëruar me një batutë: ‘Kush nga djemtë e Superligës realizon më mirë se unë!”
Menjëherë kjo video është shpërndarë në rrjetet sociale. Edhe pse gjithë vëmendjen e ka marrë ndeshja e Kombëtares, ose më saktë festa që do të bëhet gjatë dhe pas saj, një gol si ky i Megi Doçit ia vlen të shihet dhe rishihet. Është kënaqësi për sytë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.