Para

Kush i paguan dëmet e tërmetit?

Pas tragjedisë që shkakton një tërmet, shqetësimi i menjëhershëm që merr udhë është menaxhimi i situatës post-tërmet. Pyetja që shoqëron shqetësimin është kush i paguan dëmet e tërmetit?

Deri më tani nuk ka një faturë përfundimtare zyrtare se sa ka shkuar shuma e dëmeve nga tërmeti i të martës së kaluar.

Bilanci që dihet është; 51 jetë të humbura, 913 të plagosur, 27 banesa që shemben dhe mbi 4 mijë të pastrehë.

Po çfarë ndodh në vendet europiane dhe në botë kur përfshihen nga fatkeqësi natyrore si tërmeti i rënë në Shqipëri më 26 nëntor?

Në shtetin fqinj Itali ku rreziku sizmik është ngjashëm me tonin, ekziston vetëm ligji për emergjencat civile.

Nuk ka një detyrim ligjor për të siguruar shtëpitë.

Referuar disa shkrimeve në medie të ndryshme të huaja, ky vend është ndër të vetmit në Europë që nuk e ka sigurimin e banesës me ligj, ndryshe nga vende të tjera europiane që e kanë të detyruar, ose gjysmë të detyruar.

Itali, kontributi i shtetit

Sidoqoftë, në pjesën më të madhe të rasteve, kontributi i shtetit është i vogël, që nuk lë hapësirë që një ristrukturim të përfundojë dhe, për më tepër, nuk jep mundësinë për të blerë një shtëpi të re. Po ashtu, masat e marra janë urgjente ato që Shteti aprovon herë pas here, duke marrë parasysh se sa para ka në dispozicion nga buxheti, pa ndonjë detyrim specifik.

Në fakt, nuk ka asnjë rregull/ ligji ose hapësirë në kushtetutë që e angazhon Shtetin të ndihmojë të pastrehët. Për më tepër, mbështetja për ata që preken nga tërmeti duhet në çdo rast të paraprihet nga një deklaratë e një gjendjeje katastrofe natyrore. Që do të thotë se nëse ndërtesa juaj është plasaritur për shkak të një tërmeti të vogël, ju vështirë se do të kompensoheni për këto nga organet publike. Nëse nuk është një tërmet me përmasa të jashtëzakonshme, në fakt, Shteti vështirë se lëviz; madje edhe në këtë rast mbështetja ekonomike dhe logjistike shpesh është e kufizuar.

Incentiva për tërmetin

Përveç ndërhyrjeve ekonomike, shteti zakonisht parashikon zbritje të taksave për rindërtimin e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti. Për shembull, incentiva më e fundit përfshin një zbritje deri në 80% të kostove të pronarëve (të cilët, pra, mund të zbresin paratë e tarifave shtetërore nga shpenzimet për të rinovuar shtëpinë ). Shpesh, shpërblimet për rikonstruksion nga tërmeti ndryshojnë në bazë të zonës së rrezikut sizmik në të cilin bien ose dëmtohen ndërtesat.

Sigurimi nga tërmeti

Duke pasur parasysh paqartësinë e fortë të ndërhyrjes shtetërore ose autoriteteve lokale (të tilla si Bashkia dhe Qarku) në rast të ngjarjeve sizmike, mënyra e vetme për të siguruar një mbështetje ekonomike në rast të një tërmeti është të siguroheni. Ekzistojnë politika të shumta dëmshpërblimesh për rrezikun e tërmetit që parashikojnë kompensim brenda një tavani të deklaruar nga i siguruari në përfundim të kontratës. Ata që kanë qenë të siguruar mund të marrin kompensim për sigurimin në rast të një tërmeti.

Çdo gjë varet nga kontrata e sigurimit; çdo sigurim i nënshkruar do të mbulohet nga shteti (pushteti lokal) vetëm për dëmtimin e pjesëve të përbashkëta publike si shkallët, sallën e hyrjes, muret e jashtme të ndërtesës,. garazh, etj. Në vend të kësaj, për të gjitha dëmet e raportuara nga apartamentet individuale, kërkohet një politikë individuale. Për më tepër, polica e sigurimit gjithashtu mbulon kur tërmeti ka shkaktuar dëme në banesën e fqinjit - për shembull atë në katin e sipërm - dhe më pas pasojat janë përhapur tek banesa jote.

Polica e sigurimit garanton kompensimin për dëmtimin e ndërtesës dhe / ose uljen e shpenzimeve për të mbështetur rindërtimin dhe, në përgjithësi, rinovimin e shtëpisë. Si? Marrja e një shume të barabartë me vlerën e dëmit, përmes pagimit vjetor të një tarife të ndryshueshme bazuar në kushtet e kontratës dhe një kompensim të barabartë me një kufi maksimal të caktuar.

Sigurisht që është një politikë vullnetare, jo e detyrueshme me ligj në Itali dhe gjysmë e detyrueshme ose e detyrueshme në vende të tjera europiane. Pronarët e pasurive të patundshme (apartamente, vila, etj.) janë të lirë të paguuajnë sigurimin.

Përgjegjësia e ndërtuesit

Nëse tërmeti shkakton dëme të rënda nga mosrespektimi i rregullave antizizmike prej ndërtuesit, ky i fundit mund të jetë akoma përgjegjës nëse nuk kanë kaluar 10 vjet nga përfundimi i ndërtesës.

Supozohet se banesat e reja janë ndërtuar në përputhje me standardet anti-sizmike; por problemi mbetet për të gjithë sektorin ekzistues dhe ato që janë ndërtuar jo në përputhje me ligjin. Sipas ekspertëve, duhet të ndërhyhet në ndërtesat ekzistuese (të ndërtuara para rregullimit antisizmik) dhe t'i bëjnë ato të sigurta në mënyrë që të mos shkatërrohen të vlerësuara në rreth 10% të shpenzimeve totale të përdorura për rindërtimin e mundshëm (aktualisht llogariten në rreth 4 miliardë euro në vit).

Legjislacioni identifikon tre kategori të ndërhyrjes për të përmirësuar ndërtesat:
Ndërhyrje duke adaptiuar, që synojnë arritjen e niveleve të sigurisë të parashikuara nga rregulloret dhe synojnë ngjashmërinë me një ndërtim të ri;

Ndërhyrje për përmirësim, që synojnë rritjen e sigurisë ekzistuese strukturore, pa mbërritur të arrijnë nivelet e përcaktuara nga standardet;

Riparimet ose ndërhyrjet lokale që përfshijnë elemente të izoluara, të cilat në çdo rast çojnë në një përmirësim të kushteve para-ekzistuese të sigurisë.

Kostot e një police sigurimi në Itali

Por, sa kushton në Itali një politicë sigurimi dhe sa do të kushtonte nëse do të ishte e detyrueshme? Sigurimi i tërmetit dhe katastrofës natyrore është një politikë vlerash. Kjo do të thotë që dëmi rimbursohet bazuar në territorin (dhe rreziqet që lidhen me të) në të cilin ndodhet shtëpia. Kompanitë e sigurimeve parashikojnë një rimbursim për rindërtimin, strehimin e ri ose blerjen e një ndërtese të re, bazuar në masën e dëmit të pësuar dhe klauzolave kontraktuale të përcaktuara në kohën e pajtimit. Themelore për përcaktimin e kostos është madhësia e banesës (dhe gjithashtu, natyrisht, viti në të cilin është ndërtuar dhe nëse është ndërtuar me kritere antisizmike), duke pasur parasysh që normat janë të gjitha për metër katror.

Në këtë kuptim, ai shkon nga 2.50 euro për territoret italiane me një rrezik të ulët sizmik deri në 3.50 / 4 euro për metër katror për ndërtesat që ndodhen në zona me rrezik të lartë nga tërmeti. Në këtë shumë duhet të shtoni një zë tjetër shpenzues të detyrueshëm, ose atë që lidhet me koston e bonusit fillestar minimal. Me pak fjalë: për të siguruar një shtëpi prej rreth njëqind metrash katrorë kundër tërmetit, ajo shkon nga një minimum prej 250 euro në maksimum 400 euro në vit.

Tërmeti i rënë në Italinë Qendrore në 2016-ën, i cili shkaktoi humbjen e 300 jetëve, u vlerësua me një dëm financiar prej 12,9 miliardë eurosh, dhe 1.1 miliardë euro dëmtime në ndërtesat publike.

Komisioni Europian dha një shumë fillestare në atë kohë prej 30 milion euro më 29 nëntor.
Kostoja peshoi gjithashtu në diskutimet e Romës me Brukselin mbi objektivat e buxhetit të Italisë të 2017.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë