Ne rrjet

Kush është Olaf Scholz, kancelari i ri i mundshëm gjerman dhe pasardhës i Merkelit

Kandidati për kancelar i SPD-së, Olaf Scholz, është shprehur në favor të një koalicioni "semafor" me liberalët e FDP-së dhe Të Gjelbrit, pas fitores së qartë elektorale të partisë së tij.

"Tre parti fituan të dielën dhe kështu morën mandatin", për të formuar një qeveri të re "Spd, Të Gjelbrit dhe Fdp", tha Ministri i Financave, duke folur në selinë e Social-Demokratëve në Berlin. Por kush është trashëgimtari i mundshëm i Angela Merkelit?

Edhe menaxheri federal i Të Gjelbërve, Michael Kellner, e bëri të qartë në një intervistë me “Ard Morgenmagazin”: "Njerëzit duan Olaf Scholz si kancelar, jo Armin Laschet", - tha ai, duke iu referuar kreut të Kristian-Demokratëve të Angela Merkelit.

Në pritje të fazës së gjatë të bisedimeve dhe negociatave në funksion të formimit të koalicionit që do të udhëheqë vendin, po publikojmë një profil të Olaf Scholz, si trashëgimtari më i mundshëm i Merkelit dhe kancelari i ri gjerman.

Zëvendëskancelari dhe Ministër i Financave - Një avokat me profesion, Scholz është një politikan me shumë përvojë, i cili ka mbajtur poste të larta si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar.

63-vjeçari Scholz lindi në Osnabryk, ka qenë zëvendës-kancelar që nga viti 2018 dhe Ministër i Financave. Ai konsiderohet njeriu që ringjalli SPD-në, Partinë Social-Demokrate gjermane, e cila deri pak muaj para zgjedhjeve, dukej jashtë loje, e destinuar të dëshmonte fitoren e të Gjelbërve dhe CDU-së.

Megjithatë, Social-Demokratët morën 25.7%, duke fituar zgjedhjet. Në debatet televizive dhe në muajt e fushatës zgjedhore, Scholz ka fituar kredibilitet si trashëgimtar i Merkelit, falë sjelljeve të tij të matura dhe kompetencës së treguar në temat e trajtuara.

Fillimi i një karriere politike - Karriera e tij e gjatë politike filloi në moshën 17 vjeç, pikërisht në radhët e SPD-së, duke udhëhequr organizatën rinore të “Jusos” dhe më pas të “Jusy”-t. I diplomuar në drejtësi në Hamburg, ai ishte sekretar zonal i partisë në vitet '90 dhe më pas sekretar i SPD-së në Hamburg.

Në Bundestag, Parlamenti i Berlinit, ai shkeli për herë të parë në vitin 1998. Nga 2002 deri në 2004, ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i SPD-së, gjatë periudhës së fundit të udhëheqjes së Gerhard Schroder, kancelari i fundit i dalë nga qendra e majtë.

Në qeverinë e parë Merkel - Në vitin 2007 ai u bashkua, falë një vizioni më "centrist", një anëtar i qeverisë së parë të Merkelit si Ministër për Punën dhe Çështjet Sociale. Nga viti 2011 deri në 2018-ën, kur ai ishte numri dy i Social- Demokratëve, ka qenë kryebashkiak i Hamburgut. Në ato vite, ai i kushtoi veprimtarinë e tij mbi të gjitha ndërtimit të banesave, uljes së taksave në shkolla dhe kopshte dhe investimet në transport.

Kandidatura për Kancelar - Në 2018-ën, ai u bë Ministër i Financave i qeverisë Merkel, por mbi të gjitha u bë pasardhësi i Martin Schulz si komisioner i SPD-së, megjithëse për një periudhë të shkurtër. Në gusht, partia, pavarësisht rrymave të ndryshme dhe ndarjeve të brendshme, vendosi të përqendrohet tek ai për kancelarinë.

Programi i fushatës zgjedhore - Cilat janë çështjet për të cilat këmbënguli Scholz gjatë fushatës zgjedhore? Ai sigurisht kërkoi përzierjen e duhur mes të qenit i majtë (i vëmendshëm ndaj taksave, pasurive dhe pagës minimale) dhe aftësisë për të qenë i besueshëm edhe për ndjekësit e Merkelit, të ndjeshëm ndaj kompetencës dhe besueshmërisë.

I vlerësuar nga zgjedhësit - Votuesit e konsiderojnë atë të besueshëm, por gjithashtu të aftë për t'i dhënë vazhdimësinë e duhur "epokës së Merkelit", duke qenë pjesë e dy qeverive të saj dhe ende duke qenë zëvendës-kancelar sot.

Gjatë periudhës së pandemisë, si Ministër i Financave, ai u vlerësua veçanërisht për rishikimin e disa dogmave tipike ekonomike gjermane mbi borxhin publik, duke zhbllokuar ndihma të rëndësishme për rifillimin e vendit. Scholz mund të jetë kështu social-demokrati i parë që fiton rolin e kancelarit 16 vjet pas humbjes së Schroder pikërisht kundër Angela Merkel.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë