Arsim

Kush është ministrja e re e Arsimit?

Evis Kushi nuk është një emër krejt i panjohur i arsimit. E lindur në Elbasan më 7 tetor të 1975, ajo ka punuar si pedagoge në universitete në Shqipëri dhe Maqedoni prej vitit 1998.

Kushi ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega e Administrim-Biznesit. Sipas CV-së së saj, në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University në Angli Angli, ku ka mbrojtur doktoraturën për Ekonomi Turizmi. Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në vitin 2016 ka marrë titullin "Profesor" në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni. Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Në politikë u përfshi në vitin 2013, kur u zgjodh për herë të parë deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, ndërsa aktualisht është edhe anëtare në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë