Art dhe Kulture

Kush e tradhtoi familjen e Anne Frank?

Një libër i ri akuzon një grua që tradhtoi shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, se ka zbuluar tek nazistët  vendndodhjen e familjes së Anne Frank.

Megjithatë, pyetja se kush e tradhëtoi familjen e saj teksa ishin fshehur, duke çuar në arrestimin e tyre më 4 gusht 1944, dhe vdekjen pasuese të Anne, ka mbetur pa përgjigje.

Një libër i botuar kohët e fundit pretendon se ishte një grua hebreje që jetonte në Holandë, për të cilën thuhet se ka tradhtuar shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky libër i ri, The Backyard of the Annex Sekret, është shkruar nga 70-vjeçari Gerard Kremer, dhe bazohet në kujtimet e babait të tij, Gerald Kramer Senior, anëtar i lëvizjes së rezistencës holandeze, i cili ishte i njohur me një grua me emrin Ans van Dijk.

Pas luftës, Van Dijk u akuzua për tradhtinë e qindra hebrenjve në shërbimin e inteligjencës naziste të Sicherheitsdienst.

Në vitin 2016, u bënë hulumtime për arrestimin e familjes Frank. Ans van Dijk, gruaja që thuhet se tradhtoi familjen Frank është përmendur në disa raste.

Disa ekspertë besojnë se mund të jetë tepër vonë për të gjetur të vërtetën .Një rishikim i rastit nga ish-agjenti i FBI-së, Vince Pankoke, i nisur në tetor 2017, mund të hedh dritë mbi atë që ka ndodhur me të vërtetë, por të gjithë do të presin deri më 4 gusht 2019 për të dëgjuar përfundimet e tyre.

Një zëdhënës i shtëpisë botuese që qëndron prapa librit të Kremerit tha se ata e konsiderojnë librin si pjesë e enigmës, që mund të ndihmojë në përfundimin e çështjes raportet e Guardian .

Në librin e tij, Kremer pretendon se van Dijk është përgjegjëse për kapjen e familjes Frank. Van Dijk u ekzekutua tre vjet pas luftës, pasi rrëfeu 23 akuza për tradhëti. Ajo bashkëpunoi në kapjen e të paktën 145 personave.

Ans van Dijk ishte u fsheh për disa kohë për të shmangur persekutimin.

Por thuhet se pas arrestimit , gjatw seancës së saj gjyqësore ndodhi në Easter Sunday, 1943, ajo ra dakord të bashkëpunonte me Sicherheitsdienst, ose SD, në këmbim të lirisë së saj. Me sa duket, ajo nuk kishte asnjë problem të bindte shumë familje të dëshpëruara hebraike në Amsterdam se ajo ishte një anëtar besnik i rezistencës dhe mund t'i ndihmonte ata të zhvendosen në shtëpi të sigurta. Fillimisht ajo ka punuar vetëm ndërsa më vonë  ka rekrutuar gra të tjera holandeze për të punuar për SD.

Sipas librit, Gerald Kremer Senior, i cili vdiq në vitin 1978, ishte kujdestar i një ndërtese në Amsterdamin qendror që u përdor nga autoritetet gjermane dhe nga Lëvizja Nacionaliste Socialiste Fashiste në Holandë (NSB), e cila mbështeste në mënyrë aktive ideologjinë naziste.

 Libri shpjegon se ai vuri re se Van Dijk rregullisht po vizitonte ndërtesën e veshur me një lloj maskimi.

Ai supozohet se e pa atë disa herë duke përdorur telefonin në zyrat e pushtuara nga nazistët dhe në një rast, brenda pak ditësh nga arrestimi i familjes Frank, e dëgjoi atë duke diskutuar me stafin e policisë naziste. Në kohën e arrestimit, Anne ishte vetëm 15 vjeç. Atë dhe familjen e saj e dërguan në kapmet e përqendrimit.

Vetëm babai i Anne mbijetoi, nënë e saj e vranë, ndërsa Anne dhe motra e saj vdiqen nga një epidemi që kishte rënë në kamp.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë