Ne rrjet

Kush e talli Amberin? Si memet në rrjetet sociale nxorrën të pafajshëm Johnny Depp

Kur nisi një betejë ligjor midis ish-çiftit, Johnny Depp dhe Amber Heard në gjykatën e Virxhinias në 2022-shin, nisi edhe një valë dokumentarësh. Depp hapi një padi 50 mln dollarëshe për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, pas një artikulli në media, ku ajo thoshte se ishte “një personazh publik që përfaqësonte dhunën”. Amber Heard hapi një kundërpadi 100 mln dollarëshe po për shpifje, pasi Depp e quajti të pavërtetë deklaratën e saj.

Përveç se në median tradicionale, videot bënë dhe xhirot e rrjeteve sociale. Në gjyqin e opinionit publik, Depp u ilustrua si viktima, ndërsa Heard ishte subjekt i memeve negative dhe u vulos si një gënjeshtare.

Tani gjëja e fundit që na duhet është një tjetër dokumentar Depp kundër Heard. Por kush u tall me Amber? Një podcast i fundit, nuk fokusohet tek ai-tha, ajo-tha. Por për aktivitetin e medias gjatë gjyqeve, nëse ndikoi reagimi në vendimin për Depp dhe çfarë do të thotë kjo për drejtësinë dhe demokracinë. 

Me ndihmën e ekspertëve të teknologjisë dhe analistëve të të dhënave, drejtuesi i podcastit Alexi Mostrous, futet në mijëra poste në Twitter, Instagram dhe Tiktok për të kuptuar nëse ishin pjesë e një fushatë të organizuar.

Vlen të përmendet se Depp humbi një çështje shpifjeje në Mbretërinë e Bashkuar kundër gazetës The Sun në vitin 2020 (gazeta kishte botuar një artikull duke e quajtur atë një "dhunues gruaje"). Pra, çfarë e bëri një juri amerikane, e cila nuk ishte e korruptuar dhe kishte akses në internet, të dilte në një përfundim tjetër? Mostrous vëren se interesi i tij nuk është "nëse vendimi i jurisë ishte i duhuri, por nëse ishte i drejtë".

Një analist thotë se më shumë se gjysmë milionë postime anti-Heard u krijuan nga përdorues anonimë. Volumi i posteve ka një ndikim të drejtëpërdrejtë në algoritmin e platformës, që do të thotë se shumë përdorues janë të ekspozuar ndaj këtij materiali.

Mostrous tregon raste të tjera me postime të orkestruara në mediat sociale, përfshirë rastin e sportistit Cameron Herrin, i cili vrau aksidentalisht një mama dhe të birin e saj. Më shokuese është se sa pak kushton mobilizimi i një ushtrie online, rreth 100% thotë nje ekspert, edhe pse ndikimi në jetën reale është i paimagjinushëm.

“Kush e talli Amber?” tregon një panoramë shqetësuese të mizogjinisë dhe manipulimit online që denigron jetët e të tjerëve. /FinancialTimes

Nga sot mund të ndiqni online podcastin "Who trolled Amber"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë