Rend dhe Ligj

Kush duhet të lëvizë me makinë, duhet të plotësojë këtë formular

Pas kaosit, paqartësive dhe ankesave të qytetarëve, policia me anë të një njoftimi për mediat jep disa këshilla sqaruese për lëvizjen me mjete private dhe oraret e përcaktuara.

Policia thotë se duhet të deklarohet online lëvizja me mjet dhe se duhet të plotësohet formulari sipas pikave përkatëse.

“Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00, që duan kryesisht të lëvizin për në punë!

Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, ju lutemi të plotësoni formën në linkun e mëposhtëm:

“Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!

Hapat që duhen ndjekur për plotësimin e formularit:

Linku me formularin e vetëdeklarimit është i publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në këtë link: https://www.asp.gov.al/covid-19-vetedeklaro-levizjen-me-automjet/

Klikohet mbi linkun: “Covid-19” - Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!, plotësohet formulari i vetëdeklarimit dhe në fund të formularit klikohet butoni "SUBMIT".”, thotë policia.

Më tej, policia sqaron se pas këtij veprimi do ju shfaqet konfirmimi dhe formulari i plotësuar i dërgohet qytetarit qe e ka plotësuar, në adresën e email-it të deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Formularin që do t’ju vijë në email, printojeni dhe vendoseni mbi kroskotin e  makinës, te xhami i parë  për t’ia treguar punonjësve të Policisë.

Kujdes, ky link është vetëm për ata që duan të shkojnë në punë dhe vetëm për oraret e lejuara të bëra publike 06:00 deri 08:00 të mëngjesit dhe 16:00 deri në 17:00 të pasdites.

Prej datës 15.03.2020 ka hyrë në fuqi Akti Normativ i Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Coronavirusi. Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë