Trend

Kush do ta mendonte se këpucët e shëmtuara “Crocs” do të sundonin gjatë pandemisë

Pandemia ka kthyer stilin e përditshëm në më të rëndësishmin. Ndërsa gjithë bota u izolua, artikuj të ndryshëm praktik morën përparësi në krahasim me veshjet e bukura dhe të modës.
Kjo gjë i dha një rilindje këpucëve "Crocs".
Midis marsit dhe prillit, në kohën kur shumica e njerëzve menduan se çdo gjë po shkonte keq dhe filluan të mësohen me idenë se gjërat do të ndryshojnë njëherë e mirë, shitjet e Crocs u rritën për një të tretën në platformën globale të kërkimit të modës, Lyst.
Platforma e blerjeve shkon aq larg sa e quan Crocs "këpucën e pranverës" dhe thotë se kërkesa mbetet e madhe. Një fakt që nënkupton se goditja e befasishme e izolimit në modë mund të jetë duke e bërë çdo gjë më të thjeshtë dhe tashmë njerëzit nuk kishin më interesin të duken bukur aq donin thjesht të ishin rehat.

Crocs ishin zgjedhja e shumë prezantuesve, modeleve dhe dizenjuesve në Javën e Modës në Kopenhagë, një nga sfilatat e para që nga koha kur pandemia u bë globale. Gjithashtu, aktorja kineze, Zhou Yutong kishte veshur Crocs në taperin e kuq në Shangai.
Stilet më të njohura sipas Lyst janë Crocs klasike, me lule dhe leopard por me elitën e shoqërisë që përcaktojnë trendin, janë crocs me ngjyra më të preferuara.
Nga ana tjetër, Justin Bieber ka qenë prej kohësh një fans i Crocs, i fotografuar shumë herë me to, me shumë lloje të ndryshme.

Mendohet se disa koleksione të bllokuara për shkak të pandemisë para disa muajsh kanë bërë që të bëhen trend tani pasi marka vetem para pak kohës ka publikuar një bashkëpunim me "Liberty" ku janë Crocs me printime lulesh, shumë të dashura nga Dukesha e Kembrixh apo dhe një koleksion me aktoren Ruby Rose, koleksion i frymëzuar nga  komuniteti i LGBT.

Nuk është hera e parë që Crocs shiten edhe pse nga shumë njerëz shihen si të shëmtuara.  Në vitin 2017, dizejnuesi Christopher Kane bëri Crocs me lesh sepse sipas atij "Më pëlqen që ata perceptohen nga disa si mjaft të ‘shëmtuara’ dhe aspak femërore ose të dizajnuara për të qenë bukur, ”tha Kane.
Pastaj për pranverën e vitit 2018, Balenciaga nxorri koleksionin e ri të Crocs që kishin platformë 10 cm dhe u shitën me një çmim relativisht të lartë, plot 650€ që është pothuajse 20 herë më i lartë se versioni origjinal. Megjithë çmimin dhe platformën e lartë, Crocs nga Balenciaga ishin "hit" për atë sezon dhe për tjetrin.
Ndoshta një grup që kanë ndikuar në popullarizimin e tyre janë dhe infermieret dhe mjeket të cilët, shumica i kanë përdorur tani gjatë pandemisë dhe shprehen se janë mjaft të rehatshme. 
Vlen të përmendim se me orët e tejzgjatura të punës, nëse personeli mjekësor thotë se janë të rehatshme, ne nuk kemi çfarë të kundërshtojmë.
Helen, një stiliste 32-vjeçare e modës nga Londra, pranon se së fundmi është bërë një fanse e madhe e tyre.

“I dashuri im ka pasur një palë që kur jemi takuar gjashtë vjet më parë, por nuk më pëlqenin. Kur i provova ndryshova mendim. Ishin aq të rehatshme kur i vishje pasi kishe ndenjur disa orë ulur dhe më e bukura, mund të kombinoja veshjen time me to edhe për të dalur.
Nuk është befasi që në një kohë pasigurie, jemi kthyer nga këpucët të cilat na japin sigurinë dhe rehatinë që dëshirojmë. Ndoshta kurrë nuk do e kenë finesën dhe bukurinë që bota e modës kërkon nga një produkt por diçka është e sigurt, Crocs do të sundojnë dhe mbasi pandemia të mbarojë.
Burimi:Independent\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë