Ne rrjet

Kush do ta drejtojë dialogun? Thaçi takon Hotin

Pas shumë përplasjeve në distancë për udhëheqjen e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Avdullah Hoti u takuan sot ballë për ballë.

Por edhe kjo bisedë mes tyre, duket se nuk ka arritur të zgjidhë situatën. Kreu i shtetit pohoi sërish se Kushtetuta e përcakton qartë se kush do ta drejtojë ekipin e Kosovës në bisedimet për normalizim me Serbinë.

Të njëjtin pretendim pati edhe kryeministri Hoti, i cili kërkoi dhe konsensus të gjerë politik për rifillimin e bisedimeve me Beogradin. Ai gjithashtu theksoi se kjo është një javë shumë e rëndësishme për Kosovën.

Hoti u shpreh se takimi me presidentin ka ardhur pasi gjatë javës së kaluar ka zhvilluar biseda me partnerët e koalicionit në lidhje me platformën e dialogut.

“Informuam presidentin për pozicionin e Qeverisë së re të Kosovës lidhur me procesin e dialogut. Gjatë javës që shkoi unë kam pasur takime me gjithë partnerët e koalicionit, kam bërë ftesë edhe për opozitën që të na dëgjojë për platformën e dialogut, të cilën e kemi prezantuar para Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës”, ka thënë Hoti para gazetarëve pas takimit.

I pyetur se kush do ta udhëheqë dialogun, kryeministri ka përmendur Kushtetutën, që sipas tij i cakton kompetencat për të gjitha pushtetet.

Presidenti Thaçi komentoi vizitën e përfaqësuesit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak për dialogun me Serbinë, duke theksuar se nuk është njoftuar akoma për agjendën. Për këtë arsye nuk konfirmoi nëse do ta priste atë në zyrë apo jo.

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë