Keshilla

Kush bën ligjin në shtëpi për festa?

E dashur Carolyn: Jemi rreth të 30-ve, financiarisht të pavarur, jetojmë në shtëpinë tonë me fëmijët tonë të vegjël. Kur shkojmë në shtëpinë e prindërve të burrit për festa apo pushime, në duhet t’ju përmbahemi gjithmonë rregullave të tyre. Nuk mund të shikojmë futboll, nuk mund të qëndrojmë gjatë të bashkuar e gjithë familja, orari për ndonjë lojë familjare është vetëm pas darke. Duhet të jemi të rezervuar në komente apo në muhabet. Tani që festat po afrojnë ata kanë vendosur që të vijnë t’i kalojnë festat tek ne. Pyetja ime është a duhet t’i ndjek rregullat e tyre në shtëpinë tonë?   


Përgjigje: ‘Shtëpia ime rregullat e mia’. Në çdo ambient, vatër familjare, rregullat janë të ndryshme. Ti mendo ta organizosh festën sipas dëshirës tënde dhe të burrit në radhë të parë. Nuk duhet të ndjehesh e detyruar për të respektuar rregullat që t’i nuk i ndjen të arsyeshme. Rregullat janë të vdekura. Organizoje festën sipas mënyrës që ty dhe partnerit tuaj ju pëlqen. Ju nuk do te keni shpirt pushimesh, nëse keni një manual rregullash, ndonëse kjo mund të irritojë ata, ashtu siç ju irriton juve, rregullat që ndjekin ata. Organizoni gjërat që të gjithë të keni hapësirë të përbashkët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë