Futboll

Kush bën dhe pëson më shumë faulle? Neymar kampion

Askush nuk pëson më shumë faulle se Neymar i PSG, askush nuk bën më shumë faulle se Fabien Lemoine, i Lorient. Ajo që del nga një studim i Cies në lidhje me faullet e shkaktuara e të pësuara në Europë flet qartë: Ligue 1 është kampionati me lojtarin më të “keq” e më atë më të “bullizuar”.

Braziliani i PSG pëson mesatarisht një faull çdo 20’39” (në total 14 në 270 minuta lojë), më shumë se Michael Antonio i West Ham, Richarlison i Everton e Mané i Liverpool. I pari në Serie A është Rodrigo De Paul, që mban vendin e 14 europian me 10 faulle të pësuar në 288 minuta të luajtura (një çdo 28’48”).

Ndër më të këqijtë, ndërkohë, i pari është Fabien Lemoine, i Lorient, që shkakton mesatarisht një faull çdo 30’. Sipas vlerësimeve të Cies del se kampionati italian e ka humbur statusin e futbollit me shumë faulle, duke qenë se deri tani janë shkaktuar e pësuar më pak faulle në krahasim me kampionatet e tjera të Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë