Politike

Kurti synon të stabilizojë marrëdhëniet me Shqipërinë: Të kapërcejmë barrierat

Pas SHBA, Shqipëria është  vëmendja e dytë e Albin Kurtit.

Kreu i “Vetëvendosjes” Albin Kurti priti në një takim ambasadorin shqiptar Qemal Minxhozi, ndërsa 24 orë më parë zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë.

Sipas njoftimit për shtyp, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e rritjes dhe thellimit të marrëdhenieve mes dy vendeve, në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

“Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer çdo barrierë e burokraci e për të  ndërtuar marrëdhënie model të bashkëpunimit në rajon, veçanërisht në fushën e ekonomisë”, tha Kurti gjatë takimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë