Politike

Kurti pas takimit me Merkelin: Kosova nuk do jetë pjesë e “Balkanit të Hapur”, rruga e vetme “Procesi i Berlinit”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti folur mbi 4 "elementët" që i ka propozuar kancelares gjermane gjatë takimit të së martës në Tiranë.

Sipas tij, për paqe dhe stabilitet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të zbatohen si ligji kundër oligarkëve, media  e lirë, ballafaqimi me të kaluarën dhe balancë për pakicat në kundërshtim me hegjemonitë nacionaliste. Dhe jo "Open Balkan".

”Për vendet tona theksova se janë 4 elemente të domosdoshme që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe siguri për të gjithë. Ato janë sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta ëstë demokratizimi i cili mundëson media të lira e të pavarura, kundër autorkratëve. E treta ballafaqimi me të kaluarën, nuk lejon kriminelë të luftës aq më pak në pushtet, dhe e katërta reciprocitet e balancë i pakicave në kundërshti me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan", tha Kurti.

Për të, procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë që mos ketë për variante të tjera alternative.

"Në bisedat që pata, theksova se nuk duhet të ketë fonde europiane pa vlera europiane. Fondet e BE për 6 shtete të Ballkanit Perëndimor duhet të paraprihen e shoqërohen me vlerat e BE. Katër elementë të rëndësishëm për paqen, sigurinë e rrugën drejt BE."

Në një kohë kur në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur” janë hedhur në tryezë disa marrëveshje, Kurti tha se zgjedh që të mos i firmosë marrëveshjet e nismës “Ballkani I Hapur” për aq kohë sa në asnjë rresht të tyre nuk shqiptohen fjalët “shtet, qeveri, kufi, territor”. Kjo, sipas tij, do të tregonte se Kosova nuk është një shtet i pavarur dhe do i jepej e drejta Serbisë.
“Pse u dashka të ndryshohet nga Kosova që udhëhiqet prej meje si ish i burgosur politik dhe jo Serbia që udhëhiqet prej ministrit të informatave të Milloshevic, trysnia nuk duket të jetë nën Kosova. Arsyeja pse nuk i kemi sot këto marrëveshje është se Serbia ka refuzuar që në tekst ë figurojnë fjalët kufi, territor, shtet, vend, qeveri, se sipas tyre aludojnë shtetësinë e Kosovës. A do të ndryshoj në Slloveni në 6 tetor, mbetet të shihet. Procesi i Berlinit pas kancelares do të vijojë, por çfarë do të jetë forma dhe formati nuk mund ta them, por nuk besoj se do ketë ndryshime thelbësorë, pashë një interesim të theksuar që pas saj, ky proces të forcohet. Po përgatitemi që të zbatojmë reciprocitetin e Serbinë, e kemi respektuar dhe te të drejtat e pakicave, serbët në Kosovë kanë të drejtë vetoje, ndërsa shqiptarët në Preshevë e Bujanovc u heqin adresat”, tha Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë