Para

Kursimet ‘ngecën’ në shtator, shqiptarët i kthehen lekut

Nga Gazeta 'SI'- Kursimet e shqiptarëve kanë rezultuar me rritje edhe për muajin shtator 2022, ndonëse pothuajse e papërfillshme, vetëm 0.07%, në raport mujor. Nga gushti në shtator, kursimet u shtuan me 831 milion lekë dhe stoku total kapi shifrën e 1.26 trilion lekëve. Gjithsesi në gusht pati një rritje më të vrullshme të depozitave, pothuajse 2%.

Në raport vjetor, rritja raportohet 6.3%, 79 mld lekë më shumë.

Këtë herë rritja është ndikuar nga depozitat në lekë, e cila është rritur me 2.3 mld lekë, 0.4%, ndërsa ajo në valutë ka rënë me 1.4 mld lekë. Ky trend mund të lidhet dhe me rritjen e interesave të bankave dhe zhvlerësimin e euros po ashtu.

Viti 2022 nuk ka pasur qëndrueshmëri në vijueshmërinë e kursimeve. Janari nisi me rritje të fortë duke kapur shifrën më të lartë të stokut të depozitave, 1.23 trilion lekë e për të rezultuar me rënie deri në qershor 2022, kur stoku arriti shifrën e pothuajse 1.24 trilion lekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë