Nga Gazeta ‘SI’ – Në janar të 2024-s, kursimet e shqiptarëve u shtuan me 15.9 mld lekë ose 1.2% nga dhjetori I 2023-shit. Stoku total i depozitave në bankat shqiptare arriti 1.32 mijë miliardë lekë, vlera më e lartë që kur BSH ka nisur raportimin.
Pjesa më e madhe e kësaj shifre është në valutë, mbi 727 mld lekë dhe 593 mld në lekë (shifrat raportohen në monedhën vendase). Kursimet në euro i janë rikthyer rritjes (+2 mld lekë) pas rënieve të njëpasnjëshme, si rrjedhojë e zhvlerësimit të saj dhe humbjes së besimit. Leku vazhdon të favorizohet si monedhë për depozitë, me rritje mujor 14 mld lekë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, normat e interesit për depozitat me afat në lekë janë rritur me 2%, ndërsa për ato në valutë, 1.2%.
Rritja e përgjithshme e kursimeve në banka, argumenton BSH, u ndikua nga rritja e shpejtë e likuiditetit në lekë si pasojë e përshpejtimit të shpenzimeve qeveritare dhe një normalizim i politikave monetare.
Përgjatë gjithë 2023-shit, depozitat e individëve janë zgjeruar me 8.2%, ndërsa të bizneseve, 21%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.