Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij paraditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Milot, teksa dyshohet se 77-vjeçari është vetëvrarë me armë gjahu.
Policia thotë se ditën e sotme, rreth orës 10 :40, në Fushë-Milot, Kurbin, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi T.K., 77 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.