Lajme

Ekskluzive- Kur vidhet një targë makine, prisni një atentat mafioz

Vjedhja e targave, një mënyrë që kriminelët të humbasin gjurmët

Haziz Çeliku ju drejtua me shpejtësi policisë për të kallëzuar vjedhjen e targave të makinës së tij. Aty dëshmoi: “‘ Kam në pronësi  një autoveturë  të markës Fiat Punto me targa  AA 928 PM. E parkova automjetin në anë të rrugës së vjetër Tiranë- Elbasan. Të nesërmen , kur u zgjova rreth orës 08.30 dhe vajta të marr mjetin, pashë që I mungonin të dyja targat. Aty ku unë parkoj makinën nuk ka automjete të tjera”.

Menjëherë efektivët e departamentit të vjedhjeve pranë komisariatit  nr. 1 nisën hetimet, duke kqyrur automjetin me shpresën se do zbulonin ndonjë gjurmë të vlefshme. Por pavarësisht kërkimeve të imtësishme , hetimet rezultuan krejt pa fat. Jo vetëm nga përpjekjet për të gjetur një dëshmitar në zonë por edhe  këqyrja e kamerave të sigurisë nuk i  ofroi agjentët të dhëna të vlefshme që do t’i ndihmonin  për të zbuluar vjedhësit.

Burimet i thanë gazetës “Si” se  gjithnjë e më shumë krimi I organizuar po vjedh  targat e makinave, që më pas qarkullojnë dorë pas dore në tregun e zi ,  derisa një ditë , vrasës me pagesë apo grabitës të maskuar I përdorin  për të kryer  krime të rënda që nga eliminimet mes bandave deri tek sulmet ndaj automjeteve  që transportojnë vlera monetare ( të ngjashme me goditjet në Rinas)

Por për vjedhjen e targave të Hazis Çelikut agjentët nuk zbuluan gjurmë të hajdutëve pavarësisht se dosja u mbajt gjatë në duar, ndaj veprimet u pezulluan deri në një moment të dytë. Sakaq targat u shpallën në kërkim, një procedurë që , mjaft rrallë  ndihmon ti gjesh përpara se të përdoren për qëllimin e kriminelëve. Edhe Haziz Çeliku, preferoi t’ju drejtohet autoriteteve jo se ishte më shumë i shqetësuar për to por për t’i  ndonjë hetim I mundshëm  rreth tij , në rast se ndodh që një ditë të njëjtat targa mund të raportohen në një qytet tjetër p.sh.  për atentatin e radhës

Një agjent krimesh i tregoi gazetës “Si se : “ Qytetarët e dinë , janë së tepërmi në dijeni që nuk bëhet fjalë për humbje rastësore të targave, por për një vjedhje , të cilës I dëgjohen krismat gjashtë muaj deri një vit më vonë. Por në rast se nuk kallëzohet vjedhja e tyre, kur ndodh krim atëherë veprimi I parë që kryhet është të qëmtohet se me çfarë makine , çfarë targash  përdorën autorët dhe prej aty fija fillon dhe shplekset. Ka pasur raste kur qytetari nuk kishte dorëzuar kallëzim për targat dhe për këtë derisa organet e hetimit të bindeshin, ai potencialisht ishte një I dyshuar, më e pakta si bashkëpunëtor”, shpjegon për gazetën Si në anonimitet specialisti I policisë I cili është I angazhuar në hetimin e krimeve të rënda. “ Është e njëjta gjë sikurse edhe me shitjen e numrave në tregun e zi , që dikur përdoreshin për ngjarje, ndërsa sot kriminelët për të mos rënë në gjurmët e tyre ose regjistrojnë numra telefonikë në emër të të moshuarve të cilët jetojnë në zonat . Dhe  pasi kanë blerë një numër, ai ka bërë xhiro në tregun e zi derisa përfundon tek kriminelët që përpiqen të mos zbulohen” . Por një tjetër  agjent i tha gazetës “Si”  se në këtë pikë kriminelët shqiptarë janë bërë të sofistikuar ashtu siç edhe anëtarë të rrjeteve kriminale ndërkombëtare. Për sa I përket komunikimit , kriminelët e trafikantë shqiptarë , flasin përmes një  pajisje që quhet Enkro dhe që nuk gjurmohet. Abonimi për të paguhet 1000 dollarë në vit. Aparati blihet bashkë me abonimin dhe kontrollohet nga njerëz të krimit të organizuar. “Në raste se ndodh që I dyshuari kapet nga forcat e rendit, mjafton një prekje e aparatit dhe gjithçka flitet në të digjet dhe asgjësohet menjëherë, diçka e tille e bën të vështirë zbulimin e bisedave që kryhen në një rrjet të ngushte personash”-tregon agjenti.

Megjithatë telefoni është mjet komunikimi, targat e automjeteve janë të dhëna që ndihmojnë kriminelët të mos zbulohen teksa qarkullojnë dhe “bëjnë ligjin” gjatë larjes së hesapeve.

Targat e vjedhura përdoren duke ja vendosur mjetit me të cilin do të kryhet atentati, gjithashtu dhe ky i vjedhur. Edhe pse ato shpallen në kërkim nga Drejtoria e Menaxhimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në raste mjaft të rralla arrihet  zbulimi I tyre përpara se autorët të realizojnë synimin e tyre. “ Kjo ndodh për shkak të mënyrës së mirë menduar se si kriminelët realizojnë një krim, ata  qarkullojnë me to vetëm në çastin kur kryhet krimi dhe aspak më përpara” .

Makina ku mbeti i vrarë kryekomisar Dritan Lamaj

Kriminalistët sjellin si shembull skemën se si u vodh automjeti në Durrës për të vrarë kryekomisarin Dritan Lamaj, një zyrtar policie në kryeqytet që u qëllua për vdekje poshtë shtëpisë. Dy hajdutë Enver Stafuka ( i zhdukur) e Gentjan Bejta vodhën një natë para eliminimit të zyrtarit të policisë, një BMV që disa orë më vonë u përdor nga vrasësit. Dy të dyshuarit  për vjedhjen e targave u shpallën më pas të pafajshëm nga gjykata, por, që pas mbylljes së hesapeve me drejtësinë, telashet e tyre ishin akoma më të rënda. Stafuka u rrëmbye nga persona të armatosur dhe me maska policore, ndërsa të dyshuarit tjetër ju bë atentat me lëndë plasëse por që shpëtoi i gjallë.

Makina e vrasësve të Santiago Malkos, imazh nga kamerat e sigurisë

 Por rasti më I freskët me targa të vjedhura është eliminimi alla Far west i Santiago Malkos, një ish polic që  siç flitet në rrugë operative në qarqet e policisë , bënte pjesë në një grup kriminal të rrezikshëm dhe që me shumë gjasë mund të jetë përdorur edhe për të vjelur gjoba për lojërat e fatit. Kjo çështje ka kaluar nga një prokurori me juridiksion të zakonshëm tek prokuroria e krimeve të rënda, pasi çdo element në krim që nga vjedhja e targave gjashtë muaj më parë në Fushë Krujë kanë qenë aq të menduara, saqë i ka bindur hetuesit se asgjësimi I tij ishte lojë e rëndë e një grupi të sofistikuar.  

Në foto makina 'Benz' e vrasësve dhe ish-oficeri Arben Bilali nën breshërinë e plumbave

Po me targa të vjedhura është kryer edhe eliminimi I një ish polici tjetër Arben Bilalit. Për vrasjen e  47 vjeçarit u prangos edhe hajduti që kishte siguruar targat e vjedhura. Arben Xhetani është një hajdut I rëndomtë pohojnë burimet e gazetës “Si” që rezulton edhe më herët I dënuar për veprën e vjedhjes dhe që sërish është përdorur nga kriminelë të stërvitur për të kryer një vjedhje për llogari të tyre. Targat AA 757 RV , ishin të shpallura në kërkim nga policia   që prej vitit 2017, si të vjedhura në një parkim në qytetin e Vlorës. Vjedhësi  i targave  vazhdon të mbahet në paraburgim, ndërkohë që gjykata liroi të dyshuarin kryesor si vrasës me pagesë të ish policit , Gjergj Cukali.

Me targa të vjedhura u qëlluan edhe Brahim dhe Astrit Bilali, krim I dyfishtë I kryer për larje hesapesh në qytetin e Shkodrës.

Edhe  për atentatin e  fundit të premten ndaj prokurorit Arjan Ndoja kriminelët kihen përdorur makinë me targa të vjedhura. Sipas hetimet paraprake automjeti tip  “Benz Evo “ me ngjyrë gri që dyshohet se u përdor nga atentatorët u gjend i padjegur në fshatin Shafanë në zonën e Isshmit . Burimet nga grupi i hetimit i thanë gazetës “Si”  edhe në këtë rast targat ishin vjedhur rreth dy javë më parë në Tiranë.

E njëjta skemë ku vjedhësit ordinerë dhe tregu i zi i targave janë pjesë e parë e zinxhirit që paralajmëron një vrasje mafioze.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë