Ne rrjet

Kur mund të shkarkohet presidenti i Kosovës?

Zbulimi i një marrëveshje sekrete me NATO-n për mos lejimin e ushtrisë së Kosovës ka bërë që ndaj presidentit Hashim Thaçi të hidhen akuza të rënda për shkeljen e Kushtetutës. Albin Kurti ka kërkuar sot “kokën” e tij, duke kërkuar nisjen e procedurave të shkarkimit ndaj Thaçit.

Kjo do të ishte hera e parë që Kosova do të shkarkonte një president. Por si mund të shkarkohet Thaçi dhe cilat janë veprimet që mund ta cojnë përpara Kushtetueses?

Shkarkimi i presidentit Thaçi mund të ndodh atëherë kur 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nënshkruajnë peticion dhe të shpjegojnë pse po kërkojnë shkarkimin e tij. Shkaqet për të cilat mund të shkarkohet një president janë sëmundja, shkelja e rendë e Kushtetutës dhe vepra e rendë penale. Po ashtu presidenti mund të shkarkohet edhe nuk shihet i denjë për atë pozitë.

Blerim Burjani njohës i çështjeve juridike thotë se në rast se peticioni i parlamentit përcakton një shkelje të rëndë të Kushtetutës, ai duhet t’i dorëzohet menjëherë Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosë për këtë çështje brenda shtatë ditësh nga marrja e peticionit.

Në Kushtetutën e Kosovës, nenin 91, përcakton se nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se Presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, Kuvendi mund të shkarkojë Presidentin me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të tij".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë