Sa më shumë flitet për të ardhmen e Lionel Messit, aq më shumë mësohet për të shkuarën e tij.
Në rrjetet sociale kanë vërshuar me shumicë videot e lojtarit argjentinas në hapat e parë me Barcelonën, por vetëm së fundmi ka dalë një filmim i Lionel Messit 12-vjeçar para se të kapërcente oqeanin dhe t’i bashkohej Barcelonës.
Ishte koha kur Messi luante për ekipet zinxhir të Newell’s Old Boys në Argjentinë dhe kur tapeti i fushës nuk ishte ideali. Megjithatë, balta e fushës nuk e mbulon dot talentin e lindur të “Pleshtit”, që në ato kohë binte në sy mes moshatarëve për teknikën dhe vizionin e lojës…dhe jo më kot tifozët e skuadrës argjentinase dolën në protestë për të kërkuar rikthimin e tij në shtëpi kur morën vesh se mund të largohej nga Barcelona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.