Keshilla

Kur ka më shumë efekt aktiviteti fizik, në mëngjes apo në darkë?

Aktivitetet fizike janë gjithmonë të shëndetshme për trupin tonë. Por ndonëse shumë prej nesh vrapin zgjedhim ta praktikojmë në kohën e mëngjesit, duket se kjo është diçka e gabuar sipas disa studimeve.

Një studim ku ishin pjesë disa persona të cilët ushtruan gjatë mbrëmjes, zbuloi se aktiviteti fizik në këtë orar ishte më i efektshëm për trupin e njeriut. Ata që ushtruan gjatë mbrëmjes kishin nivele më të larta të një substance në trup që rrit aktivitetin metabolik të indeve.

Ekipet – nga Instituti Weizmann i Shkencës në Rehovot në Izrael dhe Universiteti i Kalifornisë, Irvine – thonë se studimet e tyre janë ndër të parat që provojnë teorinë se koha ka një ndikim në produktivitetin e ushtrimeve.

Sipas tyre, një studim i tillë ofron dëshmi edhe tek njerëzit që stërvitjet e lehta në mbrëmje, janë më të shëndetshme sesa ato të mëngjeseve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë