Fshati piktoresk i Corippos në luginën Verzasca të Ticinës është zyrtarisht komuna më e vogël e Zvicrës, me vetëm 14 banorë të përhershëm dhe arkitekturë historike. Për të siguruar të ardhmen e këtij fshati ,një fondacion dëshiron ta kthejë fshatin e vogël rural në një hotel të shpërndarë ose ‘hotele të shpërndarë’.
Vila e parë, me dy dhoma gjumi “Casa Arcotti”, u hap për mysafirët në fund të korrikut 2018, ndërsa hoteli është planifikuar të hapet për festën e Pashkëve më 2020-n.
“Shtëpitë tradicionale me kulmet e tyre prej guri kanë mbetur mjaft të pandryshuara që nga fillimi i shekullit të 20-të dhe janë të rrethuar nga një fshat i cili është kryesisht i paprekur”, shpjegon Fabio Giacomazzi, arkitekt dhe president i Fondacionit Corippo 1975.
Fshati malor i Corippos, i vendosur afër Locarnos në jug të Zvicrës, dikur kishte 300 banorë. Por gjatë dy shekujve të fundit, fshati është braktisur ngadalë nga brezi i ri. Sot jetojnë vetëm 14 persona në fshat.
Autoritetet lokale kanë luftuar shumë për ta kthyer fshatin në jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.