Keshilla

Kur grave u mërzitet puna? 17 herë në vit duan ta lënë

Shpeshherë njerëzit nuk janë të kënaqur me punën që bëjnë. Kjo ka të bëjë me kërkesat që ata kanë, apo kushtet e punës, duke çuar në disa raste të mendojnë edhe për ta lënë fare punën.

Një studim i ri nga “Association of Accounting Technicians” (AAT) tregon ka nxjerrë disa statistika vërtet interesante. Ndoshta është surprizuese për ju ose jo, që mesatarisht një grua mendon për ta lënë punën 17 herë në vit. Ajo që është më dramatike në këto statistika është se 10 nga ato mendime, janë për të mos filluar një punë të re, por thjesht për të qëndruar në shtëpi. Mjafton që të largohen nga ajo punë stresante që kanë.

Ky studim tregoi gjithashtu se një grua punon mesatarisht 32 orë në javë, 1668 orë në vit dhe 78.396 orë gjatë karrierës së saj.

Rachel Kellett, drejtoreshë sektorit të zhvillimitt dhe kualifikimit në AAT, shpjegon se përse askush nuk duhet të ndihet sikur është tepër vonë për të ndërruar karrierë. “Karriera ka një impakt thelbësor në jetët tona dhe është shumë e rëndësishme që të sigurohemi se jemi në karrierën e duhur.

“Ndryshe nga ç’mendojnë shumë njerëz, gjithkush mund të ndryshojë karrierë në çdo pikë të jetës së tij. Së fundmi, po shohim edhe 70-vjeçarë që u kanë hyrë studimeve dhe kualifikimeve të Financës”, thotë Kellett.

Studimi zbulon gjithashtu orët se sa burrat dhe gratë punojnë jashtë orarit të punës. Mesatarisht një grua punon shtatë orë më shumë jashtë orarit në javë; ose rreth 3948 orë më shumë gjatë gjithë karrierës së saj. Ndërsa një burrë punon nëntë orë më shumë përtej orarit zyrtar të punës

Kërkimi zbuloi edhe se mesatarisht një grua ka gjasa të ketë rreth pesë romanca sentimentale në vendin e punës. Gjithsesi një studim tjetër, i kryer nga kompania e sigurimeve “Direct Life”, tregoi se romanca të tilla po bëhen gjithnjë e më shumë tabu, për shkak të Lëvizjes #MeToo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë