Jete & Stil

Kur është momenti për të hedhur maskën?

Tani që maskat janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, dimë çdo gjë rreth tyre por sa e dinë se deri në cilin moment mund ta përdorim një maskë dhe kur duhet ta hedhim?

Disa ekspertë kanë folur për këtë dhe kanë vlerësuar të gjitha shenjat që tregojnë se ka ardhur koha të ndërroni maskën.
Kur konsumohen rripat
Gjëja e parë që duhet të shihet janë rripat. Nëse ato bëhen të lirshme ose të varura, ju duhet të ndaloni së përdoruri maskën.
Rripat e lirë bëjnë që maska mos të jetë e vendosur siç duhet dhe kështu nuk ka më vlerë.
Gjithashtu, nëse maska nuk ju rri më si në fillim, nuk ju mbulon mirë gojën dhe hundën, duhet ta hidhni.
Një maskë gjithashtu duhet të zëvendësohet "nëse 'kapësja e hundës' nuk përshtatet më fort rreth hundës tuaj", tha ekspertja klinike e shëndetit publik dhe sëmundjeve infektive Christina M. Madison.
Ajo tha dhe që në momentin që një maske i kanë dalë fijet, apo mund të jetë grisur sadopak, nuk duhet ta përdorni më.
"Asnjëherë mos përdorni një maskë të grisur." tha ajo.
Kur maska është njollosur. Pavarësisht nëse ato janë shkaktuar nga derdhjet e kafesë ose njolla të tjera, mjekët thonë se njollat në një maskë mund të jenë gjithashtu një shenjë se ajo është konsumuar.
"Nëse maska është e ndotur dukshëm dhe larja nuk e heq njollën, ndoshta është koha ta hedhim atë," shtoi Madison.
Një maskë e njollosur me siguri është përdorur tepër dhe duhet të zëvendësohet.
Pëlhura është bërë e hollë. Materialet e maskave mund të bëhen më të holla sa më shumë që t’i lani dhe pëlhura e hollë është një rrezik më i madh për transmetimin e Covid-19, sipas dermatologut Howard Sobel, themelues i markës së njohur "Sobel Skin".
"Ju mund ta vini re fare lehtë se maska e pambukut është holluar." tha ai. Maska duhet të hidhet kur nuk e keni larë si duhet.
Për të ruajtur një maskë, Madison tha se është e rëndësishme ta lani atë në mënyrë korrekte.
"Jo të gjitha maskat janë bërë njësoj. Është mirë të shikoni udhëzimet e kujdesit tek të dhënat e produktit. Nëse produkti nuk tregon në mënyrë specifike se mund të lahet në lavatriçe, është më mirë ta lani me dorë dhe më pas ta lini të thahet në ajër.” tha Madison.
Gjithashtu, nëse doni të lani maskat në lavatriçe, sigurohuni t'i vendosni në një qese për larje për të parandaluar këputjen dhe grisjen.
Kur një maskë lahet më shumë se 30 herë, ajo duhet të hidhet. Në çdo rast, larja e shpeshtë e shkatërron një maskë. Kjo e bën të domosdoshme të lani maskat me kujdes, por edhe të kuptoni se kur nuk bën më.
"30 larje është një rregull i mirë nëse është një maskë me cilësi të lartë sepse përgjithësisht, maskat prej pëlhure do të humbasin formën, elasticitetin dhe efektivitetin e tyre pas larjeve të shumta." tha Madison.

Burimi: Huffington Post. Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë