Keshilla

Kur duhet të hani para apo pas aktivitetit fizik?

Aktiviteti fizik është domosdoshmëri dhe nëse kryhet në mënyrë të rregullt kthehet në mjet të rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi, fizik dhe mendor, si dhe zvogëlon shumë rrezikun për sëmundjet kronike të njerëzve. Personat, të cilët janë më aktivë në jetën e përditshme janë më pak të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme.

Por një fakt tjetër të cilin shpesh njerëzit që ushtrojnë aktivitete fizike nuk e dinë, është koha se kur duhet ta hanë ushqimin, para apo pas.

Studiuesit në Universitetet e Bath, Birmingham, Newcastle dhe Stirling analizuan shpenzimet e energjisë për 12 meshkuj fizikisht aktivë midis moshave 20 dhe 26. Secili prej tyre përfundoi tri prova të ndryshme:

E para: hëngrën mëngjes me qumësht dhe drithëra dhe pastaj të pushonin.

E dyta: hëngrën të njëjtin mëngjes, por dy orë përpara se të bënin aktivitet fizik.

E treta: duke mos ngrënë asnjë gjë përpara aktivitetit fizik.

Studimi zbuloi se kur meshkujt hoqën dorë nga mëngjesi, ata kishin një deficit më të madh kalorish gjatë ditës, rreth 150 kalorive mesatarisht, duke nënkuptuar se stërvitja pa mëngjes është më e mira për humbje peshë.

"Këto rezultate sugjerojnë se për të rinjtë e shëndetshëm, një deficit afatshkurtër i energjisë mund të arrihet më lehtë nëse mëngjesi hiqet para stërvitjes", përfunduan autorët e studimit.

Kur punoni në stomak bosh, trupi juaj nuk ka energji lehtësisht të disponueshme nga ushqimi, kështu që tërheq nga burime të tjera, si yndyra e trupit të ruajtur, gjë që e bën ushtrimin tuaj më efektiv në djegien e yndyrës dhe ndihmon humb peshë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë