Arredim

Trendi i dekorit të shekullit 19-të në shtëpitë e shqiptarëve

Sabina Veizaj - Sikur të të thoshin që mund të kthehesh mbrapa në kohë në vitet 1800 me një Chesterfield?

Po, po me një kolltuk Chesterfield në dhomën e ndenjes së shtëpisë tënde duke rrufitur me gllënjka të vogla çajin e pasdites dhe një copë kek, ndërsa në darkë gotën e verës së kuqe teksa në sfond dëgjohet muzika e Chopin a Mozart.

Këtë përfytyrova tek mu hap dera një pasdite të vonë fundtetori në “The Space Chic Gallery”.

The Space Chic Gallery

Lëkurëerrët, shpinëshkurtër dhe krahëgjatë, sumbulla metalike të futura thellë në trup për të krijuar linjat elegante dhe klasike, shandanë kristali të mbrojtur me linja metalike të zeza dhe litarë të trashë lini. Mandej për mini librari një paletë druri ngjyrë e çelët, piktura me portretin e Skënderbeut dhe rreth e rrotull orendi artistike dhe arredimi që shkëlqenin në ngjyra të feksura.

Gjithë sa shpjegova ishin në shitje dhe galeria nuk ishte diku jashtë, në Angli apo Gjermani.

Chesterfield-i klasik

Galeria është në një lagje të mirë të Tiranës, të cilën ata që dashurojnë një Chesterfield apo edhe një Tom’s Drag e dinë se ku ndodhet.

Olesia Leço është bujtësja e Galerisë, ajo që e ka krijuar dhe i ka dhënë frymën e saj çdo gjëje që të kap syri dhe të ndjen shqisa e gjashtë teksa mësyn dhe mbetesh me gojë hapur herën e parë që shkel aty brenda.

Olesia pesë vite të shkuara do të arredonte shtëpinë e saj. Prej historisë dhe udhëtimeve të shumta në Europë e më tej, ishte e dashuruar me divanët Chesterfield. Ishte e bindur që do të kishte një Chesterfield në shtëpinë e saj.

Por kur udhëtonte në Gjermani, dikur, diku një ditë ndeshet me veprat e piktorit Tom’s Drag. Një Gamilje e bëri të qëndron mbi dy orë në atë galeri sepse kërkonte medoemos ta çmontonte për ta marrë në Shqipëri.

E bindur se stili i 1800-ës mund të shkonte shumë me veprat optimiste të 2001-it të Tom Hoffmann që është ndarë nga jeta në 2012-ën, ajo i dha jetë idesë së saj për një Galeri – Show Room ku mund të soditësh dhe blesh orendi për shtëpi.

“Unë nuk jam arkitekte, as interior design. Më pëlqen shija e mirë. E dija se çfarë doja në shtëpinë time. Nuk doja të kisha as gjërat e ngarkuara, as një stil minimalist, sepse mendoja se shumë shpejt do të më dukej shumë bosh dhe do të më duhej ta plotësoja dhe do të lodhesha. Kështu që doja diçka që të mos dilte nga moda. Nuk doja që të fusja ngjyrat e modës sepse do të më dilnin nga qejfi dhe thashë: bli Olesia atë që dashuron dhe ai ishte një Chester! Shtëpia ime nuk ka shumë ngjyra, është stil amerikan i 1900-ës. Jo e ngarkuar, as edhe minimaliste. Chesterat qëndrojnë shumë bukur. Gjatë një udhëtimi kam parë "Tom Drag’s" që nuk e dija çfarë ishin dhe kam marrë Lajlën. Kam bërë të pamundurën që ta marr me makinë, sepse ajo ishte një gjë shumë e madhe. Ishte e çmontueshme, por edhe ata që e shisnin në galerinë ku unë e pashë, nuk e dinin që çmontohej dhe kam qëndruar dy orë për ta kuptuar si çmontohej që mund ta merrja”, më shpjegon Olesia tek shëtisim nëpër galerinë e saj që herë të duket hijerëndë dhe me sharm, po aq sa e thjeshtë dhe e buzëqeshur, por herë-herë dhe si një plak i tërhequr në qoshkun e tij.

"Nga kjo - vijon rrëfimin Olesia teksa jemi ngjitur në katin e dytë të galerisë - mendova që do të ketë edhe njerëz të tjerë si unë që do të duan të marrin Chesterat. Mund t'i porositësh edhe direkt tek kompania në Angli, por transporti të kushton më shtrenjtë se vetë produkti. Kështu ka shkuar me mua. Mendova ta kthej në biznes pasi pashë tregun, kuptova shijet e njerëzve, sepse tanimë dëshirat janë sofistikuar.”

Njerëzit, thotë ajo, janë shumë më të informuar dhe nuk mund t'i gënjesh më si në vitet 1995-2000 kur në Shqipëri vinin gjëra pafund dhe njerëzit pranonin çdo gjë që u ofrohej. “Njerëzit nuk mund të udhëtonin kaq shumë jashtë, lëvizja nuk ishte kaq e lirë sa tani. Dhe mendova se ajo që do bëja do t’u vinte në ndihmë shumë syreshëve”, më shpjegon Olesia.

Si fillim ajo bëri një sondazh të tregut që të kuptonte se nëse sillte në Shqipëri diçka të mirë dhe të përballueshme, a ishin të gatshëm t'i qaseshin?

“Ndërsa për "Tom’s Drag"-un mendova që Galeria do kishte nevojë edhe për diçka tjetër. Dashuria ime tjetër; ka një energji shumë pozitive. Kur zgjohesh në mëngjes dhe ndesh sytë tek një vepër "Tom’s Drag" në dhomë, studio a zyrë, e kupton. Dhe të gjithë ata që e kanë marrë për vete apo për dhurata, thonë që të jep shumë energji pozitive. Personazhet që nuk të ka shkuar mendja i ka krijuar piktori gjerman. Ato kanë ka shumë ngjyra”, më thotë Olesia duke më treguar me gisht maçokun me çizme.

“Dhe mendova që këto të dyja do të rrinë shumë mirë bashkë. E testova si fillim dhe rezultoi shumë i suksesshëm testimi.”

Olesia nuk më jep një shifër se sa kushton ky biznes “hijerëndë”, por më tregon se mjedisi që është një sipërfaqje dublex është pronë e saj dhe gjithçka është bërë hap pas hapi. Nuk ka patur një investim të menjëhershëm.

“Gjithë gjërat në jetën time i kam bërë ngadalë. Mjafton të kesh shijen e mirë dhe idetë e qarta për ti bërë gjërat. Nuk duan medoemos shifra të mëdha. Nuk janë kostot aq të tmerrshme. Fotografitë janë të marra nga interneti dhe qëndrojnë bukur tek ky ambient. Arredimi nuk ka pasur kosto shumë të lartë. Këtë biznes e kam ushqyer me biznesin tjetër që kemi si familje. Një  kozmetikë profesionale që është prej vitesh në treg. Ti merr një gjë që të duket interesante dhe vijon me të tjerat hap pas hapi. Sot bën parketin, pastaj të tjerat.”- thotë Olesia. Por sigurisht që edhe ajo e di që të ngresh një biznes nuk është kaq e lehtë sa mund të përshkruajmë bukur galerinë me gjithë hijeshinë e saj dhe që punët të mbarëshkojnë, paratë duhen dhe duhen shumë madje.  

Olesias i është dashur rreth një vit punë derisa të vinte dita e inaugurimit të Galerisë  në nëntor të vitit 2017.

“Gjithçka ishte me beton, betonin e kemi ruajtur dhe i kemi dhënë ngjyrat sa ekonomike po dhe aq të bukura e të lehta, sepse nuk duhet të merrinin vëmendjen muret ndërkohë që kemi të rëndësishme produktet. Tavolinat janë idea ime, janë si mbajtëse, por mund të qëndrojnë edhe në shtëpi. Janë me paleta të lyera, sipër kam vendosur logon e galerisë dhe një xham  mbi të. Këtë e kam përdorur për aredim. Një të tillë ua kam dhuruar disa miqve që e pëlqyen shumë. Nuk janë menduar për tu shitur.”- vazhdon shpjegimin e saj Olesia.

Ajo më thotë, se pavarësisht impresionitqë mund të të japë Galeria kur hyn, madhështore dhe e paprekshme, publiku të cilit i drejtohet është ai me shije të mirë që edhe e di se çfarë do.

“Shumica e klientëve që vijnë në galerie dinë që këtu është një Chesterfield, apo njohin Tom’s Dragun. Dhe fjala shkongojë pas goje kur është bërë një dhuratë unike. Kur bën një dhuratë për një ngjarje të rëndësishme, Tom’s Dragu është diçka që mbetet. Nuk shkon dot për një ditëlindje, për shtëpi të re a festë tjetër me një objekt që ti ndërhysh në aredimin e shtëpisë. Me lulet jemi në rregull, por kur dikush do të bëjë diçka më impenjative mendohet shumë. Një gjë si Tom’s Drag mbetet. Ky është publiku që ka këtë shijen e mirë, më shumë se sa paratë.”- thotë Olesia.

E më pas, shitësja, një vajzë e re më tregon se një grup nga Ministria e Shëndetësisë erdhën në galeri do kohë më parë dhe blen një Gjirafë 250 euro për ditëlindjen e Kryeministrit Rama. Ai produkt ishte edicion i limituar dhe nuk gjendet më në Galeri.

Veprat Tom’s Drag variojnë nga 12 euro deri në 2000 e ca euro që kushton një tavolinë. Poltronat Chester  fillojnë nga 1200 euro. Një divan tresh është 1900 euro.

Olesia më shpjegon në lidhje me shitjet se modeli klasik Chesterfield që ka një poltron  me 4 vende, një me 3 vende dhe një me 1 vend (pra nje komplet), shkon rreth 5000€  dhe është më i kërkuari dhe më i dashuri nga klientët e galerisë. “Ne jemi ende në vitine pare të hapjes së Galerisë dhe synimi i parë për vazhdimësinë është në rradhë të parë që publiku të informohet që në Tiranë mund të gjejnë një divan të vërtetë Chesterfield,të punuar në mënyrë artizanale, në vendin e origjinës së tij, në Mbretërinë e Bashkuar.”

https://www.youtube.com/watch?v=XTEf98nM7o4

Ndërsa piku i shitjeve është stina në të cilën ndodhemi, pasi njerëzit u largohen pushimeve dhe shijojnë shtëpinë.

“Chesterat janë handmade, me një lëkurë që është kundër djegjes dhe që trashëgohen brez pas brezi. Kjo është filozofia. Ne nuk kemi diçka që të mos e prekin njerëzit me dorë. Ne duam që Chesterat dhe Tom’s Drag të shkojnë tek njerëzit me shije të mirë”- këmbëngulë Olesia duke vijuar  “unë marr kënaqësi kur klientët thonë që po e shijoj Chesterfieldin, u pëlqye Tom’s Dragu që e bëra dhuratë për ditëlindje, etj.”

Ajo thotë se që prej çeljes së Galerisë janë bërë disa furnizime, “por ne funskionojmë edhe me porosi. Unë këtu në Galeri mbaj divanët që janë vetëm në lëkurë, por mund të bëhen edhe me copë. Unë mendoj që Chesterfield klasik është vetëm me lëkurë, por ka njerëz që e duan edhe me copë për mënyrën se si kanë arreduar shtëpinë. Kemi sjellë edhe në lëkurë të ndryshme nga ajo që shihni ju këtu. Mund të porosisësh në copë, në përmasa që dëshiron, në ngjyrat që dëshiron. Dikush e do në një lëkurë më të  vjetruar, më të butë, më të ashpër. Divanët vonojnë dy muaj nga dita që bëhet porosia sepse të gjitha janë handmade.”

Tek e pyes për përshtypjen që ka patur kur ka shkuar dhe ka parë se si punoheshin Chesterat, Olesia më tregon se punojnë njerëz që janë atje prej 30 vjetësh.

https://www.youtube.com/watch?v=B8sJHqwsYO4

“Më ka bërë përshtypje stili dhe mënyra e punës. Ishte një ambient shumë i bukur, ata bënin 5-10 min pushim pas çdo gjysmë ore. Dikush vinte kufjet, dikush lexonte një libër, dikush bënte joga. Mua më dukeshin të gjithë artistë. Ishin të gjithë në botën e tyre.”

Dhe në bisedën e parë me menaxherin kur Olesia kërkoi të sillte Chesterat në Shqipëri, ishte një surprizë e madhe.

Duke u ndalur tek emri i galerisë “The Space Chic Gallery” ajo më rrëfen se e kishte shumë të vështirë të bashkonte Gjermaninë me Anglinë, ndërsa historia këto dy shtete i ka rivalizuar përherë qëprej Luftës së Parë Botërore. “Por ndërkohë këtu brenda janë shumë mirë bashkë.Do doja që të mos i jepja njërës peshë më shumë se tjetrës. Do dukej sikur vlerësoja njërën më shumë se tjetrën, por në fakt për mua janë të dyja njësoj. Space për të treguar këtë hapësirën, mund të jetë hapësira ime, mund të jetë diçkashumë e madhe që unë ofroj.  Të dyja brandet janë shumë chic, prezantojnë një lloj statusi për atë që e bën pjesë të jetës së vetë.”

Teksa bisedonim dhe shprehnim shijet tona për interierin, Olesia mori një telefonatë. Ishte mbrëmja e Halloween dhe në shtëpi ajo kishte lënë bashkëshortin që po merret me zbukurimet e festës bashkë me fëmijët. Një incident i vogël në familje dhe asaj i duhej të shkëputej me urgjencë. Bisedës i mbetën shumë pikëpyetje, por një shije e mirë...

Chesterfield

Divani Chesterfield është mobilja më lehtë e shqueshme në botë. Ndërsa udhëton në çdo cep të botës, ke shansin ta ndeshësh kudo diku, në një hotel, zyrë, shtëpi.

Nje punonjes i Chesterfield

Stili i tij klasik ka ardhur prej klubeve të xhentëlmenëve dhe shtëpitë e shtetarëve të Perandorisë Britanike që më vonë u bë shumë tërheqëse për njerëzit me shije që i qaseshin  këtij stili në të gjithë botën.

Kush e shpiku Divanin Chesterfield?

Termi "Chesterfield" është përdorur përtë përshkruar një divan si mobilje në vitet 1800. Nuk ka evidenca të shkruara qëe dëshmojnë, por thuhet që stili origjinal është krijuar nga Lord PhilipStanhope, Earl i katërt i Chesterfield (1694–1773), prej të cilit mori emrindivani.

Kur kërkon dëshmi për të verifikuarhistorinë, është e rëndësishme të theksohet se Philip Stanhope ishte gjithashtunjë avokat i fortë i sjelljes zejtare - diçka që është e dukshme në letrat etij të mbledhura për djalin e tij të paligjshëm me titull "Letra drejtuar Birittë Tij në Artin e Zejes". Në këto letra, Earl thekson rëndësinë e të qenit njënjeri i respektuar në të gjitha aspektet e jetës, prandaj nuk është shumë evështirë të imagjinosh se ai është tipi i njeriut që do të ideonte një divan tëtillë. Nga një perspektivë historike, duket e përshtatshme që një njeri i tillëi dha botës një nga pjesët më të shquara të mobiljeve.

Para shekullit të 19-të, dizajni praktiki mobiljeve ishte konsideruar gjithmonë më i rëndësishëm se niveli i rehatisë që ofronte, por kjo ndryshoi gjatë shekullit të ri. Divanët ekzistonin në një formë apo një tjetër që nga vitet 1690, por nuk ishin siç ne filluam ti shihnim me tipare më moderne. Është ndoshta e sigurt të supozohet se divani i Earl's Chesterfield, apo edhe kopjet që e ndoqën atë, nuk ishin plotësisht përfaqësuese të pamjes bashkëkohore që ne njohim sot. Megjithatë, gjatë epokës viktoriane u shtuan më shumë karakteristikat luksoze të stilit.

Hershëm Chesterfields ishin të mbushurame qime kali. Lëkura ishte më e ashpër. Një teori sugjeron se ky dizajn i ashpërishte një shpikje e Earl's, i cili donte të kishte një divan që dekurajonvizitorët e padëshiruar për tu ulur.

Ndërsa u bë më popullore, Chesterfield gjeti rrugën e saj në shtëpitë e shumë familjeve të pasura, ku kishte një prirje të përhapur për të pasur divanë veshur me zbukurime në kadife luksoze ose lëkurë që përputhej me dekorin e madh që i rrethonte. Këto dy materiale janë ende të njohura edhe sot e kësaj dite dhe janë shoqëruar si pjesë e pamjes së jashtëzakonshme Chesterfield.

Sot Chesterfield brand zotërohet nga  Saxon Furniture Ltd, një kompani britanike prej 30 vjetësh në treg.

Tom’s Drag

TomHoffmann (1956-2012) piktori gjerman u frymëzua për këto vepra nga ngjarjet e 11 shtatorit 2001 kur në New York u rrëzuan Kullat Binjake nga një sulm terrorist.

Tom Hoffman

Ankthin, frikën, sulmin e kobshëm terrorist ai e përktheu në ngjyra për ti dhënë botës shpresë dhe optimizëm duke krijuar një suvenir për një mikun e tij. Ajo u pëlqye, kërkohej dhe piktori vendosi të krijojë kompaninë e tij me vepra që njihen në të gjithë botën.

Objekte të mrekullueshme, të çuditshme, që bartin  ngjyrat e ylberit, Tom's Drags janë objekte unike dhe të dizajnuara me stil për shtëpinë. Në punën e tij gjenden ndikime nga pop artet europiane dhe amerikane. Ato janë një kujtesë e Nëndetit të Verdhë, dhe gjithashtu e zbukurimit të kulturës popullore europiane, afrikane dhe aziatike. Tom i kombinoi këto në mënyrën e tij shumë të veçantë, duke përcjellë një valë të ngjyrave dhe gëzimeve të jetës. Puna e tij është "origjinale" në kuptimin e vërtetë të fjalës!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë