Futboll

Kuqezinjtë në Europë/ Gjimshiti lider i palodhur, Muçi dhe Laçi titullarë

Gazeta Si – Të tjerë lojtarë të Kombëtares luajtën sot në kompeticionet europiane. Pas Hysajt dhe Mujës në Champions, sot ishte radha e Gjimshitit dhe Laçit në Ligën e Europës, si dhe e Muçit në Ligën e Konferencës.

Gjimshiti nuk njeh pushim: Kombëtare, Seria A, Liga e Europës. Mbrojtësi kuqezi, tashmë edhe kapiten i kuqezinjve, po kompleton gjithmonë e më tepër profilin e tij prej lideri. Ai ishte ndër më të mirët për Atalantën në barazimin 2-2 ndaj Shturm Gracit në transfertë. Bergamasëkt u barazuan 10 minuta para fundit, megjithatë kryesojnë grupin e tyre me 7 pikë pas 3 ndeshjesh.

Titullar e nisi ndeshjen edhe mesfushori Qazim Laçi. Sparta e Pragës barazoi pa gola në fushën e saj ndaj Gllasgou Rejnxhërs. Futbollisti i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë për 65 minuta.

Në Ligën e Konferencës, Ernest Muçi luajti nga minuta e parë për Legian e Varshavës. Po ashtu, titullar ishte edhe mesfushori Jurgen Çelhaka dhe që të dy ish-lojtarët e Tiranës u zëvendësuan në pjesën e dytë. Legia fitoi 1-2 në fushën e Zrinskit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë