Futboll

Kupa/ Mungon goli në Durrës, Teuta dhe Tirana lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit

Gazeta Si – U luajt sot në stadiumin ‘Niko Dovana’ ndeshja mes Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për çerkfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në këtë sfidë mungoi goli dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit, me Tiranën të favorizuar, pasi luan në fushën e saj.

Trajneri i ri i Tiranës, Erbim Fagu, debutoi kështu me një barazim 0-0. Ndeshja ishte e hapur gjatë gjithë kohës, por duhet theksuar se munguan rastet e pastra për gol në portat respektive.

Teuta shënoi në fundin e pjesës së parë me Llocin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Te Tirana ishin Përgjoni dhe Haxhiu ata që mund ta kishin ndëshkuar skuadrën durrsake. Ndeshja e kthimit luhet pas dy javësh. Po sot Partizani fitoi 0-1 në Kukës për Kupën e Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë