Futboll

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia sfidon Laçin, Teuta pret Skënderbeun

Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të edicionit 2020-2021 të Kupës së Shqipërisë. Shorti i hedhur në ambientet e “Air Albanias” vuri përballë Vllaznisë, Laçin, ndërsa Teuta do të përplaset me Skënderbeun. Skuadra e para të mësuara nga goglat, do të jetë pritëse.

Me fat “Djemtë e Detit”, që do të kenë përballë skuadrën që mbyll Superioren dhe si objektiv kryesor ka mbijetesën. Nga ana tjetër, Vllaznia-Laçi është një sfidë shumë e më ekuilibruar, për faktin se të dyja skuadrat janë në një garë të ethshme për titullin kampion.

Edhe në këtë fazë, ashtu si në të kaluarat në këtë sezon, finalistët do të përcaktohen me vetëm një ndeshje. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen më datë 14 prill.

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalet

Vllaznia-Laçi

Teuta-Skënderbeu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë