Futboll

Kupa e Shqipërisë, të mërkurën mësohen 4 çiftet e çerekfinaleve

Shorti për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do të hidhet ditën e mërkurë, më 24 shkurt, në ambientet e “Air Albania Stadium”. Ky është njoftimi zyrtar i FSHF-së në lidhje me kompeticionin e dytë për nga rëndësia në vend.

Tetë skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë janë Korabi, Laçi, Teuta, Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Vllaznia. Surprizë janë Dinamo dhe Korabi, që marrin pjesë në Kategorinë e Parë dhe kanë eliminuar kundërshtarë të Superiores, blutë Bylisin, kurse dibranët Tiranën.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 17 mars. Kualifikimi këtë herë vendoset me një ndeshje teke dhe jo me sistemin klasik vajtje-ardhje. Kupa e Shqipërisë është një mundësi e mirë për të shkuar në Europë dhe favoritë për fitimin e saj shihen Partizani, Laçi dhe Kukësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë