Gazeta Si – Kupa e Shqipërisë ka njohur sot 8 skuadrat që kalojnë në turin e tretë, ku bashkohen edhe 8 skuadra të tjera të Superiores. Janë kualifikuar pa problem sot Dinamo, që mundi 2-0 Orikun, dhe Skënderbeu që mundi 4-0 Turbinën.
Janë kualifikuar gjithashtu Apolonia, Lushnja, Korabi, Bylisi, Elbasani dhe Flamurtari. Vlen të veçohen ndeshjet Bylis-Vora dhe Korabi-Besa, ku kualifikimi u vendos me penallti, sepse në këtë tur përcaktohej me një tek ndeshje skuadra që kalonte më tej.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme
Dinamo-Oriku 2-0
Flamurtari-Burreli 2-0
Skënderbeu-Turbina 4-0
Tomori-Lushnja 0-3
Apolonia-Luzi 2-1
Korabi-Besa 2-2 (kalon Korabi me peanllti)
Bylis-Vora 2-2 (kalon Bylisi me penallti)
Kastrioti-Elbasani 2-3
Tashmë janë përcaktuar edhe çiftet e fazës së 3-të, ku kualifikimi gjithashtu vendoset me një ndeshje teke. Sfidat më të forta parashikohen ato mes Laçit dhe Dinamos, Teutës dhe Skënderbeut dhe Vllaznisë e Flamurtarit.
Çiftet e fazës së 3-të të Kupës së Shqipërisë
Partizani-Apolonia
Tirana-Korabi
Egnatia-Lushnja
Vllaznia-Flamurtari
Laçi-Dinamo
Teuta-Skënderbeu
Kukësi-Elbasani
Erzeni-Bylis
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.