Futboll

Kupa e Botës/ Spanjën e kualifikon një 19-vjeçare, ndeshet me Suedinë në gjysmëfinale

Gazeta Si – Spanjë-Suedi është gjkysmëfinalja e parë e Botërorit të futbollit të femrave, që po zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re. Në çerekfinalen e parë, Spanja eliminoi Holandën 2-1 pas kohës shtesë, kurse Suedia mundi Japoninë në çerekfinalen e dytë.

Di Kaldentei shënoi me penallti golin e avantazhit për spanjollet. Holanda barazoi në shtesën e kohës së rregullt me van der Graft. Vendimtar ishte goli i 19-vjeçares Salma Paraluelo në minutën e 111-të për kalimin në gjysmëfinale të iberikeve.

Në ndeshjen tjetër, Suedia e Kosovare Asllanit fitoi me të njëjtin rezultat, 2-1, ndaj Japonisë. Ishin më të forta vajzat e Gerhardson, që shënuan nga një gol në çdo pjesë me Ilestedt në fillim dhe më pas me Angeldal. Japonia humbi një penallti me Ueki, ndërsa goli i vetëm erdhi shumë vonë nga Hajashi.

Nesër luhen dy çerekfinalet e tjera. Australia vendëse do të përballet me Francën, kurse Anglia ndeshet me surprizën e kompeticionit, Kolumbinë. Këto ndeshje do të përcaktojnë edhe gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë