Futboll

Kupa e Botës/ Anglia përmbys Kolumbinë, në gjysmëfinale përballet me Australinë

Gazeta Si – Anglia është gysmëfinalistja e 4-t dhe e fundit e Botërorit të futbollit te femrave. Pas maratonës së penalltive mes Australisë dhe Francës, që nxorrën fituese skuadrën vendëse, janë kualifikuar edhe kampionet e Europës.

Vajzat britanike mundën me përmbysje Kolumbinë, 2-1. Ndeshja u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, në minutën e 44-t, me golin e Leisi Santos, e shërbyer bukur nga Linda Kaisedo. Por në minutën e 7-të shtesë të kësaj pjese Anglia barazoi me Lauren Hemp.

Dy skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin e barabartë, 1-1. Në fraksionin e dytë, pas një ore lojë, Alesia Ruso konkretizoi përmbysjen me golin e dytë. Asagjë nuk ndryshoi deri në fund dhe Kolumbia u detyrua t’i thotë lamtumirë Botërorit.

Anglia më 16 gusht do të përballet në gjysmëfinale me Australinë, në kërkim të finales. Gjysmëfinalja tjetër e Botërorit është ajo mes Spanjës dhe Suedisë së Kosovare Asllanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë