Futboll

Kupa e Amerikës/ Kryevepra e Mesit nuk mjafton ndaj Kilit (Video)

Ndeshja e madhe e Grupit A në Kupën e Amerikës mes Argjentinës dhe Kilit ka përfunduar në barazim, 1-1. Në stadiumin “Nilton Santos” të Rio de Zhaneiros nuk ka mjaftuar kryevepra e Lionel Mesit nga goditja e dënimit. Në minutën e 33-të ai kaloi Argjentinën në avantazh me një goditje të kalibruar.

Në pjesën e dytë Kili barazoi me një penallti të akorduar nga VAR-i. Kur dukej se Argjentina po kontrollonte gjithçka, në një kundërsulm vrastar të Kilit Vidal fitoi një penallti. Portieri Martinez devijoi në traversë gjuajtjen e tij, Vargas aty pranë e dërgoi më pas topin në rrjetë. Argjentinasit tentuan të shënonin golin e fitores, por nuk ia arritën qëllimit.

Pas ndeshjeve të para, në Grupin A kryeson Paraguai, që mundi 3-1 Bolivinë. Në Grupin B, Brazili ka startuar me hap pretendenti, duke mundur bindshëm Venezuelën, 3-0. Uruguai dhe Peruja janë dy skuadrat që ishin pushim në ndeshjet e para.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë