Lajme

Kupa e Afrikës, pretendentët nuk zhgënjejnë në ndeshjet e para

Kupa e Afrikës ka nisur më emocione të forta dhe spektakël që vetëm futbolli afrikan mund t’i dhurojë. Evenimenti që organizohet në Egjipt në 7 ndeshjet e para nuk ka pasur surpriza sa i përket rezultateve, por nuk ka munguar loja e bukur, duke qenë se në fushën e lojës ka zbritur lojtarë të kalibrit botëror, si Maharez, Salah, Obi Mikel, Keita, Kulibali, Ziek dhe shumë të tjerë.

Egjipti vendi organizator, fituesi më i shumtë dhe njëkohësisht një nga pretendentët më të mëdhenj për ta fituar këtë kompeticion ka arritur të marrë një fitore jo pak të lehtë në debutim përballë Zimbabves. Salah me shok nuk shkuan më shumë se 1-0 në këtë ndeshje të parë, por është një rezultat i mjaftueshëm për të mbajtur lartë moralin e ekipit për të ecur kështu në rrugën e duhur drejt trofeut. Në këtë grup surprizë ka qenë fitorja e Ugandës përballë Kongos, 0-2, duke u ngjitur për momentin në vendin e parë të grupit A.

Edhe në dy ndeshjet e para të grupit B, nuk ka pasur surpriza, teksa Nigeria është në krye, pas fitores së ngushtë 1-0 përballë Burundit. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Madagaskari dhe Guinea janë ndarë në barazim 2-2.

Algjeria dhe Senegali kanë marrë fitoret respektive në dy ndeshjet e parë. Ekipi algjerian me në krye “yllin” e Sitit, Maharez fitoi 2-0 përballë Kenias. Ndërsa Senegali i Kulibali arriti të marrë një tre pikësh me të njëjtin rezultat përballë Tanzanisë. Në grupin C, Maroku i talenteve të shumta fitoi me shifrat 1-0 përballë modestëve të Namibisë.

Sot do të luhen edhe tre ndeshje të tjera në Kupën e Afrikës: Bregu i Fildishtë – Afrikë e Jugut; Tunizi – Angola dhe Mali – Mauritani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë