Lajme

Kundërshtoi me dhunë policinë, pranga 35-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.
35-vjeçari është përfshirë në një konflikt me një punonjës firme ndërtimi, ndërsa më pas ka kundërshtuar edhe forcat e policisë.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin M. M.,banues në fshatin Kamenicë, (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje).
Policia pasi ka marrë njoftimin se në fshatin Kamenicë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, është nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ku ka konstatuar shtetasin M. M., duke u konfliktuar me disa punonjës të një firme ndërtimi, me pretendimin se punimet e kryera nga firma e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat, i kishin cenuar pronën e tij.
Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë, si edhe nuk i është bindur urdhrit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë