Para

Kumbaro: Vitin e shkuar 4.2 mld euro të ardhura nga turizmi

Nga Gazeta ‘Si’- Për vitin 2023 turizmi solli në ekonominë shqiptare 4.2 mld euro.

Kështu deklaroi ministrja e turizmit Mirela Kumbaro në ditën e dytë të mbledhjes së Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.

"Kam parasysh publikimin më të fundit nga agjencia “Standard & Poors” e cila ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në 'B+', duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal të vendit.

Shqipëria sot po nis të korrë frytet e një pune të nisur vite më parë, me kuadrin ligjor që përgatitëm duke lehtësuar nga barrat fiskale investimet në turizëm, ku për të gjitha hotelet, nga ato më të voglat, nga bujtinat e agroturizmet e deri tek strukturat më elitare,  duke ulur TVSH-në në 6% nga 20% që është për bizneset e tjera;

E meqë jemi në një konferencë investimesh, turizmi nuk është thjesht çështje e numrit të vizitorëve, por është mbi të gjitha një çështje të ardhurash dhe tashmë ky sektor është bërë një industri, e këtë mund ta themi. Kjo matet edhe me të ardhurat që erdhën në ekonominë shqiptare.

Plot 4.2 miliard euro të ardhura nga ekonomia e turizmit në ekonominë shqiptare për vitin 2023 - 2.8 miliard ishte kjo shifër për vitin 2022. Është para që ushqen të gjithë zinxhirin e biznesit në vend", deklaroi ajo.

Vitin e shkuar Shqipëria u vizitua nga 10 mln turistë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë