Ka ndodhur

Kultivuan fara kanabisi në zonë të pyllëzuar, sekuestrohet edhe municion

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim me akuzën e  kultivimit të bimëve narkotike në Elbasan.

Policia thotë se gjatë kontrollit masiv të territorit në Elbasan, ka  evidentuar një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në pranga, kanë rënë M.B., 32 vjeç, D.B., 39 vjeç, banues në Elbasan dhe F.G., 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë.

Po ashtu, në kërkim janë shpallur L.B., 30 vjeç dhe I.B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël. Këta persona, dyshohet se kanë kultivuar fidanë kanabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël. Po ashtu, policia gjeti ddhe sekuestroi në banesën e 83-vjeçarit I.B., 26 fishekë dhe fara kanabisi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë