Ka ndodhur

Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Skrapar

Policia e Skraparit ka vendosur në pranga një 32-vjeçar, pasi kultivonte bimë narkotike.

Policia njofton se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, shkuan dhe kontrolluan banesën e shtetasit O. GJ., ku dhe gjetën 146 gota plastike brenda së cilës kishe fara kanabisi.

Policia thotë është arrestuar 32-vjeçari me inicialet O. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Skrapar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë