Rend dhe Ligj

Kultivonin kanabis, dy të arrestuar në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka vënë në pranga 2 shtetas, pasi kultivonin kanabis.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet A. L., 42 vjeç, banues në fshatin Rexhin, Tepelenë, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën 50 kubikë të kultivuar me fara kanabisi.

Ndërkohë, po gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike është vënë në pranga shtetasi S. P., 43 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi iu gjet një sasi farash cannabis sattiva, në tentativë për t’i kultivuar.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë