Rend dhe Ligj

Kultivonin kanabis dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, arrestohen 4 të rinj në Krujë

Policia e Krujës ka finalizuar pas një hetimi 8-mujor, operacionin e koduar “Nikla” ku ka vënë në pranga 4 persona që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare.

Në pranga janë vënë shtetasit:

E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;

F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", në Itali;

L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.

Siç njofton policia, këta të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e  prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjithashtu, kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë