Ka ndodhur

Kultivonin kanabis, arrestohen kushërinjtë në Mirditë. Nën hetim edhe kryeplaku

Tre persona, kushërinj mes tyre, kanë rënë në pranga në Mirditës dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se këta shtetas, në fshatin Lurth, Mirditë, janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike.

Të arrestuarit janë Flamur, Viktor dhe Klisard Picaku (kushërinj), si dhe është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës ” shtetasi Nikoll Picaku, kryetar fshati në Lurth, Mirditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë